Futboll Premier League Sport

FOKUSI KRYESOR NË MERKATO/ KLubi i Arsenalit vëzhgon nga afër yllin e “Kuqezinjve”…

Agjentët e Arsenal kanë qenë të pranishëm në Verona, në stadiumin “Bentegoni”, aty ku Milani fitoi 2-1 ndaj Chievo. Fokusi i tyre kryesor ka qenë të ndjekin nga afër sulmuesin e majtë, Suso, i cili në këtë moment nuk është në formën e tij më të mirë, kështu ka zbuluar paraditen e së martës e gazeta “Tuttosport”.

Spanjolli është cilësuar si i pashitshëm nga drejtuesit e “Djallit”, por me merkaton që afron dhe nevoja për të bërë ndryshime në skuadër ai mund të jetë i sakrifikuari edhe për faktin se është lojtari që ka vlerën më të lartë në treg dhe mund të sigurojë të ardhura të kënaqshme për klubin.

Këtë sezon Suso ka luajtur në 25 ndeshje në Serie A dhe ka arritur të shënojë 6 gola dhe 1 të tillë e ka shënuar nga 2 ndeshjet që ka luajtur në Europa League. Sulmuesi ka vuajtur nga një dëmtim këtë sezon dhe nuk ka qenë në nivelin e vitit të kaluar.

Related posts

“TAPIRI DO TË VIJË”/ Inzaghi mes dy zjarreve: Liverpool-in apo Dillettën? Preferoj…

Delo.autor

Ancelotti: “Nuk do të drejtoj kurrë Barcelonën dhe Inter”

Sadik.Autor

KORONAVIRUSI/ Lampard zbulon gjendjen e Hudson-Odoit, që u infektua me COVID-19

Delo.autor

Leave a Comment