Futboll La Liga Sport

“LËSHOHET BOMBA” NGA SPANJA/ “Golden Boy” zgjedh Barcelonën në këmbim të 70 milionë eurove

Ajo që dukej si një ëndërr, se klubi katalanas kishte qasje edhe mbi Matthijs de Ligt, pas 86 milionë eurove të shpenzuara për të siguruar shërbimet e Frenkie de Jong, fillon të marrë tone realiteti. Siç raportohet nga “ESPORT 3”, duke iu referuar burimeve të besueshme, përfaqësuesit e Barcelonës, që negociuan me De Jong, janë ulur në tryezë tashmë edhe me të përfaqësuesit e “Golden Boy 2018”.

Ky i fundit e ka bërë të ditur dëshirën e vet, se do të nënshkruajë me Blaugranët. Pra, yjet e Ajax-it fillojnë të rreshtohen për Barçën. Klubi i konsideron talentet holandezë si nënshkrime strategjike. Po shfrytëzohen marrëdhëniet e mira mes dy klubeve, veçanërisht mes Josep Maria Bartomeu, Edwin Van Der Sar dhe Marc Overmars.

Kjo treshe mund të ndihmojë në akordin e palëve për një çmim të arsyeshëm të Matthijs de Ligt, rreth 70 milionë euro. Pavarësisht nënshkrimit me Jean-Clair Todibo dhe praninë në ekipin e parë të Pique, Umtiti dhe Lenglet, tre startues të mundshëm në pozicionin e tyre, klubi katalanas beson se përfshirja e De Ligt garanton të ardhmen. Prandaj, është i gatshëm të përballet me blerjen e tij.

Mbetet për të mësuar tani, nëse në këtë mjedis të polarizuar do të triumfojë dëshira e vetë lojtarit, për të cilin janë të interesuar edhe PSG, Bayern Munich, Juventus dhe Manchester City. Barcelona nuk mund të garojë përmes një ankandi me këto klube, prandaj synon të shfrytëzojë dëshirën e palëkundur të lojtarit për të veshur fanellën azulgana sezonin e ardhshëm.

Related posts

Përcaktohen vazot për shortin e eliminatoreve të Europianit, ja me cilat skuadra mund të jetë në grup Shqipëria

Isa.Autor

CHAMPIONS LEAGUE/ Ramos “ndez” finalen me deklaratat e bëra për Salah

Sadik.Autor

“NUK TRIUMFUAM NË PREMIER LEAGUE”/ Mbrojtësi Walker: Duhet ta fitojmë Championsin për ata të dy

Delo.autor

Leave a Comment