Futboll Kategoria Superiore Sport

“FSHF” TRYEZË E PËRBASHKËT ME QEVERINË/ Refik Halili: Më keq që kemi qenë nuk do bëhemi, shpresoj që…

Presidenti i Tiranës, Refik Halili, foli në mbledhjen e sotme, duke shtruar disa probleme në lidhje me detyrimet e prapambetura të klubit bardhezi, të cilët e panalizojnë këtë të fundit, në marrjen e licencimit. Halili kërkoi një zgjidhje për këtë çështje, duke shpresuar më të mirën për futbollin shqiptar.

“Më keq që kemi qenë nuk do bëhemi. Shpresoj që këto që u thanë të zgjidhen. Në 8 vite në momentin që klubi i Tiranës, shkoi drejt privatizimit, në momentin që ne e dorëzuam klubin, e dorëzuam me 48 mijë euro borxhe, teksa në një periudhë shumë të shkurtër, klubi shkoi në 2.4 miliardë borxhe.

Bashkitë duhet të jenë shumë të kujdesshme, për sa i përket marrëveshjeve dhe kontratat. Gara nuk fillon e pastër. Dikush e bën kontratën 200 mijë lek, dikush 2 milionë lek. Me ato që thatë ju, futbolli do marrë rrugën e duhur. Kam një kërkesë, që klubet të jenë ndërmarrje shtetërore.

Gjyqet e viteve të mëparshme na penalizojnë dhe nuk marrim dot licencimin. Kemi dhe detyrime të tmerrshme në tatime në atë kohë dhe kjo na penalizon. Borxhet kapin 1.6 miliardë lek. Është tmerr. Kërkoj marrëveshje nga tatimet për ketë pjesë”, u shpreh Halili.

Related posts

SA TURP/ Tërbohet Vanda Nara pasi ICARDI prek PJESËT INTIME: Çfarë po… (FOTO)

Isa.Autor

ZBULON NJË PRAPASKENË/ Mbrojtësi Pique: Ai pothuajse më detyroi të largohesha nga Barcelona

Delo.autor

Gjici: Pakult na prishi ekipin, po të luanim në fushën tonë do ishin në vendin e parë

Isa.Autor

Leave a Comment