Futboll Sport

NJË MUAJ NGA TRAGJEDIA E EMILIANO SALA/ Dalin mesazhet e futbollistit në “whattsapp”, ja misteri

Ka kaluar më shumë se një muaj nga aksidenti tragjik, disa javë nga gjetja e trupit dhe disa ditë nga funerali mallëngjyues i Emiliano Sala. Por dyshimet që rrethojnë ngjarjen e rëndë, polemikat dhe akuzat vazhdojnë. Si fillim Nanta dhe Kardifi do të ballafaqohen në FIFA për të zgjidhur përfundimisht çështjen e parave të transferimit të lojtarit. Por kjo është gjëja e fundit që i intereson familjarëve, miqve dhe tifozëve të sulmuesit të pafat, që humbi jetën në aksidentin ajror të 21 janarit në ngushticën e La Mansh. Pikëpyetjet janë të shumta, ndërsa misteri më i madh lidhet me faktin se si Emiliano Sala pranoi të udhëtonte me një avion të vogël si “Piper PA-46”, aq më tepër në kushte të vështira atmosferike.

Për t’i hedhur benzinë zjarrit ka menduar menaxheri i tij, Willi McKay. Në një intervistë për BBC, ai ka akuzuar klubin uellsian që nuk u interesua aspak për blerjen e re dhe më të rëndësishme të merkatos. “Më dukej se askush nga Kardif Siti nuk donte të bëntë diçka. Ishte e siklteëshme. Blenë një lojtar për 17 milion stërlina dhe e lanë në hotel të gjente vetë një avion”, ka thënë McKay për BBC.

Por këto akuza janë hedhur poshtë nga disa mesazhe në “whattsapp” mes Emiliano Sala dhe zyrtarit që merret me transfertat e lojtarëve në klubin e Kardifit. Në këtë bisedë sulmuesi argjentinas refuzon udhëtimin me avionin e linjës Paris-Kardif që iu propozua nga klubi. Madje Sala tregon se ishte pikërisht agjenti i tij Willi McKay që i kishte prenotuar avionin dhe fluturimin privat që më pas rezultoi fatal.

Related posts

Ish mesfushori anglez i Real Madridit ka një kërkesë të veçantë për Zidane…

Sadik.Autor

SUPER NDESHJA LIVERPOOL-BARCELONA/ Zbulohen formacionet për duelin vendimtar, ja vendimi për Shaqirin

Delo.autor

Frederic Guerra: Maxime Gonalons qëndron 100 për qind në Romë

Sadik.Autor

Leave a Comment