Futboll Premier League Sport

HUMBI VENDIN E PARË NË PREMIER/ Ja goditja e rëndë që merr Liverpooli nga “bookmakers”

Me vetëm nëntë ndeshje të mbetura për t’u luajtur, Manchester City është kthyer në vendin e parë të Premier League. Kuotimi më i fundit i kompanive të basteve në ishull i sheh “qytetarët” më afër titullit se Liverpool.

“Bet365” i sheh të besuarit e Pep Guardiolës si favoritë për të mbrojtur kurorën në garën e brendshme, duke i kuotuar ata me 4/11 (1.36); përpara “Reds”, që tani kanë koefiçentë të tillë: 11/5 (3.20). Pra, Liverpool, bashkë me humbjen e kreut, ka humbur edhe “mbështetjen” e parashikimeve të “bookmakers” në Angli, që shohin se skuadra e Jurgen Klopp do t’i japë fund pritjes 29-vjeçare për titullin.

Kampionët në fuqi mposhtën 1-0 Bournemouth të shtunën, ndërsa Liverpool nuk ishte në gjendje të mbante ritmin ndaj Evertonit, një ditë më vonë. Barazimi pa gol i spostoi në vendin e dytë “Reds”.

Mohamed Salah humbi dy shanset më të mira, duke bërë që të tijtë të dilnin vetëm me një pikë nga derbi i “Merseyside” i së dielës në “Goodison Park”. Egjiptiani ka regjistruar tashmë tri ndeshje në Premier League pa shënuar gol, çka ndodh për herë të parë që nga transferimi i tij në “Anfield”.

Related posts

BASKETBOLL VENDI/ Federata zyrtarizon datat e sezonit të ri sportiv

Delo.autor

LIVE| Luftëtari-Skënderbeu, Mbyllet pjesa e parë. Skuadra e Shehit “flirton” 2 herë me golin

Delo.autor

“ËSHTË NJË NGA INTRIGAT EROTIKE”/ IMaxi Lopez nuk i kursen “thumbat” ndaj ish-bashkëshortes: Përveç faljes, falënderoj Icardin që mori…

Delo.autor

Leave a Comment