Futboll Seria A Sport

HUMBJA NDAJ JUVENTUSIT/ Hysaj: Nuk ka kuptim VAR-i, nëse gjyqtarët nuk e…

Pas ndeshjes Napoli-Juventus 1-2, Elseid Hysaj ka qenë shumë i drejtpërdrejtë para gazetarëve. Mbrojtësi shqiptar tregoi keqardhjen për rezultatin, por komentoi i irrituar edhe vendimin për ta dëbuar me karton të kuq nga fusha portierin Meret Rocchi, pas një kontakti me Cristiano Ronaldon.

Sipas Hysajt, “kuti matës” i përdorur nga gjyqtari në këtë episod të veçantë ishte me të vërtetë i pasaktë. Sipas mbrojtësit të Napolit, kryesori duhet të kishte thirrur në ndihmë VAR-in, pasi Meret nuk e ka prekur fare Ronaldon: “Pa kartonin e kuq të Meret, me siguri ndeshja do të kishte shkuar më mirë për ne. 

E dimë të gjithë që rregullorja thotë se, nëse kundërshtari nuk e arrin topin, nuk mund të ketë karton të kuq. Arbitri duhet të kishte kërkuar që të shiheshin pamjet e pastaj të vendoste. Nuk e bëri këtë dhe e kushtëzoi të gjithë ndeshjen me vendimin e tij. Nuk ka kuptim ta kesh sistemin VAR, nëse gjyqtarët në fushë nuk e përdorin atë në raste kaq delikate”.

Related posts

“TIRANA-KUKËSI, DERBI I KAMPIONATIT SHQIPTAR”/ Egbo: Humbjet ndaj “verilindorëve” sezonin e kaluar? Rëndësi ka…

Delo.autor

“IBRAHIMOVIC FANTASTIK”/ Rrëfehet Brahim Diaz: Rikthejmë në elitë Milanin

Delo.autor

VETËM 5 NDESHJE TË LUAJTRA/ Ish-futbollisti i Manchester United e mbyll me klubin turk

F.autor

Leave a Comment