Futboll Sport

HUMBJE DHE DËMTIM/ Rikthimi i Messit në kombëtare një makth

Rikthim për t’u harruar ai i Leo Messit me fanellën e Argjentinës.

8 muaj pas eliminimit nga Franca në botëror që solli një pauzë me kombëtaren, Messi vendosi të pranonte ftesën e trajnerit Scaloni.

Por nga miqësorja e luajtur mbrëmë me Venezuelën në Wanda Metropolitano në Madrid, Argjentina doli e mundur 1-3, ndërkohë që ylli i Barcelonës nuk do të jetë për ndeshjen tjetër, kundër Marokut.

Federata Argjentinase ka bërë të ditur se Messi është larguar i dëmtuar nga grumbullimi, me një tërheqje muskulare. Për momentin nuk dihet nëse do të jetë gati për ndeshjen kundër Espanyol të shtunën e ardhshme.

Related posts

Maradona: Ai nuk duhet të provojë asgjë, ja për çfarë do ta këshilloja Leo Messin

Sadik.Autor

ZYRTARE/ Ish-sulmuesi Juventus-it tërhiqet nga futbolli në moshën 33-vjeçare, ja emri…

Delo.autor

CHAMPIONS/ Zenit ndal Chelsea-n në frymën e fundit, Juventus fiton grupin me “Del Piero-n e ri”

Delo.autor

Leave a Comment