Futboll Sport

PËRPLASJE E PANUCCIT/ Diktatori me pushtetin e rremë dhe…

Jemi kombëtare e vogël dhe një popull mendjelehtë, shpesh herë fluturojmë! Kualifikimi në “Euro2016” na ngriti pendët dhe na bëri të besojmë se Shqipëria është e dënuar të kualifikohet në çdo eliminatore, në Europian po, e po, por duhet të synonim botërorin. Largimi i De Biasit dhe afrimi i Christian Panuccit i mëshoi kësaj pjese, pasi italiani i ri premtoi jo vetëm kualifikimin, por dhe lojën e bukur. Ndryshimn radikal të skemës së De Biasit dhe një Shqipëri në versionin “Brazil”. E çuditshme, pasi ka lindur në Itali dhe ka punuar me Fabio Capello!

Një bast i dështuar, pasi eksperimentet e Panuccit ishin skandaloze. Në një vit e gjysmë, tekniku italian nuk arriti të krijonte një bosht loje dhe një ekip stabël, por provoi pa fund lojtarë dhe në fund nuk nxori gjë në dritë. Humbjet e rënda në miqësore dhe disfata totale në ligën e kombeve ishin alarmi i forte, ndërsa goditja nga Turqia në ndeshjen e parë kualifikuese të Europianit ishin kapaku i çështjes.

Në fakt, Panucci erdhi në Shqipëri me delirin e emrit të tij të madh si ish-lojtar. Në rolin e një diktatori që kishte në majë të duarve marionetat. Lojtarët për të ishin ushtarë që vetëm duhej të zbatonin urdhrat e tij. Ai nuk e pati kurrë grupin me vete dhe ky nuk është sekret. Përtej deklaratave diplomatike, lojtarët nuk e donin! Atmosfera ishte e zymtë dhe futbollistët vinin me bezdi në kombëtare. Arrogant deri në palcë!

Përplasjet e Panuccit – Në vendin tonë, 45-vjeçari më shumë se sa trajner dështak do të mbahet mend për përplasjet e tij me lojtarët dhe njerëzit përrreth ambientit kuqezi. E nisi me Sokol Cikalleshin. Kur sulmuesi po ndryshonte ekip dhe duhej të firmoste e prezantohej me skuadrën e re, Panucci nuk i dha një ditë më shumë leje në një moment kyç të karrierës së tij. Krisja mes tij dhe teknikut italian ishte evidente!

Të njëjtin fat kishte dhe Kamer Qaka. Mesfushori u mendua si një lojtar me potencial të denjë për ekipin tonë, por nuk la gjurmë në ndeshjet që trajneri i besoi formacionin e titullarit. Zhgënjim dhe zhdukje nga radarët. Probleme pati dhe me lojtarët e rinj si Manaj dhe Ndoji në lidhje me rrjetet sociale. Tekniku italian nuk preferonte që lojtarët e tij t’i përdornin shumë dhe foli hapur kundër tyre në medie duke i cilësuar si të papjekur.

Problemet me lojtarët vazhduan dhe në këtë grumbullim. I pari ishte Thomas Strakosha që nuk u tolerua të vinte me vonesë në grumbullim. Portieri i Lazios e pa ndeshjen nga Roma, as në stol. Akuzat më të rënda ishin nga Lenjani që e deklaroi hapur se Panucci nuk e respektonte dhe nuk do t’i bashkohej ekipit për sa kohë të ishte Panucci. Sot pijet i ka ai!

Nuk mund të harrohet dhe gjyqi i famshëm i trajnerit të Shqipërisë me ish-presidentin e Republikës, Bujar Nishani. Ky i fundit e cilësoi si sharlatan dhe Panucci e paditi në gjyq. U fye shumë, pasi e preku në pikën e dobët. Marrëdhëniet me gazetarët nuk kanë qenë më të mirat, pasi ka pasur përplasje të forta dhe akuza të ndërsjella dhe në konferencat për shtyp. Panucci përcillet nga Shqipëria me melodinë e ëmbël të tifozëve: Vaffanculo!

 

Related posts

Ronaldon ka diçka ndryshe/ Matuidi tregon pse portugezi është më i miri

Isa.Autor

ZYRTARE/ Ish-kapiteni i Napolit i habit të gjithë, transferohet të luajë në Turqi

Delo.autor

BARCELONA-ATLETICO MADRID/ Derbi pritet të jetë i zjarrtë në “Camp Nou” (FORMACIONET ZYRTARE)

Delo.autor

Leave a Comment