Futboll Premier League Sport

PRAPASKENAT/ Nëna e MBAPPE ndaloi transferimin te Chelsea: Merreni tani ose…

Serge Daniel ka folur për yllin francez, Kylian Mbappe i cili ishte ndër më të mirët në Botërorin “Rusi 2018”, por gjithashtu një nga lojtarët më të spikatur në kampionatin francez.

Ish-agjenti i klubit të Chelsea-it deklaroi që anglezët e kontaktuan sulmuesin për t’u provuar, madje sipas tij gjithçka ka ndodhur para Real Madrid. Por, kishte qenë mamaja e tij që nuk e kishte pranuar diçka të tillë. Për mediet e huaja, Daniel është shprehur:

“Chelsea ishte klubi i parë që i ofroi atij prova. E bëmë këtë edhe para Real Madridit. E kisha një shok që punonte për Nike, Denis Chantron, dhe kur isha në Francë, e takova atë dhe ai më tha: ‘A ke dëgjuar për një djalosh të vogël të quajtur Mbappe? Ai luan për Bondyn, një klub të vogël nga Parisi’

Unë thashë se nuk e kisha parë dhe ai më këshilloi ta vëzhgoj. Shkova në Bondy dhe e pashë se ai djalosh ka diçka të veçantë. I tregova Chelseat për të dhe ia dorëzova pjesën tjetër të punës atyre

E solla atë në Chelsean me familjen e tij, ishte shumë i talentuar, siç është edhe tani. Ai luajti në ndeshjen kundër Charltonit dhe fituam më rezultat 7-0. Pas një jave me Chelsean, shkuan në zyrë. Ne i thamë se e vlerësojmë atë shumë, por duam ta ftojmë edhe për një provë tjetër.

Ende e mbaj mend se çfarë na tha nëna e tij. Ajo foli frëngjisht dhe tha: ‘Shikoni, djali im nuk do të kthehet. Nëse e doni, merreni tani ose pas pesë viteve, do të duhet të paguani 50 milionë euro’. Unë isha duke përkthyer dhe i thashë asaj: ‘Jo, s’mund t’ua them këtë, është shumë arrogante’”, ka deklaruar ai.

Related posts

Presidenti i Milanit ka vetëm një kërkesë para finales së Kupës

Sadik.Autor

9 sezone radhazi pa u ndalur, njihuni me numrat më “çnjerëzorë” të Leo Messit

Sadik.Autor

GARETH BALE REFUZON RIKTHIMIN NË ANGLI/ Agjenti i ullsianit: Asgjë nuk ka ndryshuar…

Delo.autor

Leave a Comment