Futboll Sport

I LINDUR PËR TË KRIJUAR LAJME/ Ja gafa e Prince Boateng që injoron dy herë “Pleshtin” (VIDEO)

Kevin-Prince Boateng duket se ka lindur për të krijuar lajme. Është e vështirë që një gjë e bërë nga ish-futbollisti i Sassuolo-s dhe Milan-it të mos përfundojë në gazetat e të gjithë botës.

Këtë herë ganezi ka befasuar me deklaratën e bërë në një intervistë të dhënë për kanalin në Youtube të Barcelona-s, në të cilën ka injoruar atë që konsiderohet si lojtari më i mirë i të gjithë kohërave dhe që, ndër të tjera, është ylli i katalanasve.

Pyetjet e shpejta dhe përgjigjet e menjëhershme mund të jenë arsyeja e kësaj gafe, por fakti është se pyetjes “cili është lojtari më  i fortë me të cilin ke luajtur?”, ish-milanisti i është përgjigjur duke thënë “Ibrahimovic”.

Një emër që nuk zgjon kujtime të bukura në “Camp Nou”, duke parë se suedezi ka luajtur vetëm një sezon me spanjollët dhe është larguar pas disa mosmarrëveshjeve me Pep Guardiola-n. Gjithsesi, problemi i vërtetë është se Boateng ka harruar se prej disa muajsh ndan dhomat e zhveshjes me njëfarë Leo Messi.

Dhe të mendosh se Kevin-Prince ka patur mundësinë ta rregullojë gabimin me pyetjen pasardhëse. I pyetur se cili ishte futbollisti më i mirë i të gjitha kohërave, ai ka thënë “unë”. Vetëbesim i tepruar? Ku i dihet.

Këto deklarata të Boateng mund të shpjegohen nga statistikat e këtij sezoni. Ai, në fakt, ka luajtur vetëm 123 minuta me Barçën, vetëm 60 prej të cilave në krah të “Pleshtit”. Ndoshta është kjo arsyeja pse ganezi mund të ketë harruar se kanë luajtur bashkë?

Related posts

“ZOTI I SFIDON NJERËZIT”/ Grezda nga spitali: Ata që më njohin e dinë që… (FOTO)

Delo.autor

Guardiola karikon lojtarët: Kalendari i muajit prill është i çmendur…

Delo.autor

GATUSSO HUMBET DURIMIN/ Përjashton yllin e Napolit nga stërvitja

Delo.autor

Leave a Comment