Futboll Seria A Sport

I MAHNITUR NGA YLLI I RI ARGJENTINAS/ Legjenda Hernan Crespo: Ai është kampion i ardhshëm tek Interi

Hernan Crespo është i mahnitur nga Lautaro Martinez. Sulmuesi i ri argjentinas ka impresionuar gjatë mungesës së Icardi-t, duke shënuar rregullisht në Serie A.

“Lautaro është goxha mirë,” shprehet Crespo për La Gazzetta dello Sport.

“Ai bën gjëra mbresëlënëse dhe mbi të gjitha është në vendin e duhur në kohën e duhur. Ai është ambientuar me futbollin italian dhe ka treguar karakter dhe kurajo.

Mos harroni, ai po luan titullar vetëm këto javët e fundit, kështu që nuk është një moment i lehtë për zikaltrit.

Lautaro nuk është një qendërsulmues siç kam qenë unë, apo siç është Icardi, pasi i pëlqen të lëvizë më shumë dhe mund të luajë edhe si sulmues i dytë.

Për momentin, ai po tregon se nuk e ka problem të luajë edhe si qendërsulmues. Ai është përshtatur mirë dhe po sakrifikon veten për ekipin.

Për mendimin tim, Lautaro është një kampion i ardhshëm, por e tashmja e Inter. Miku im Juan Sebastian Veron ka folur me superlativa për të, dhe Seba rrallëherë e ka gabim për këto gjëra.”

Related posts

ÇMENDET Real Madridi/ Madrilenët përgatisin një ofertë STROSFERIKE për Salah

Sadik.Autor

ZBULOHET SEKRETI TEK JUVENTUSI/ Makineria e NASA-s përshpejton rikthimin e Ronaldos, ja stërvitja “magjike”

Delo.autor

VIDEO/ Napoli kalon në avantazh. Ja goli i Allan

Q.Autor

Leave a Comment