Futboll Seria A Sport

“DIAGNOSTIKON” ICARDIN/ Gabriel Batistuta: Ka shënuar gjithmonë gola, por mua më…

Gabriel Batistuta beson se Mauro Icardi mund të japë më shumë në futboll. Ai i kërkoi ish-kapitenit të Interit të përmbushë potencialin e tij të vërtetë. Icardi është afishuar si një nga sulmuesit kryesorë të Serie A dhe futbollit botëror, që kur u bashkua me zikaltrit nga Sampdoria, në vitin 2013.

Megjithatë, argjentinasi ndërkombëtar nuk ka luajtur që kur iu hoq shiriti i kapitenit në shkurt, mes pasigurisë për të ardhmen e tij në “San Siro”. I pyetur për Icardi, i cili ka shënuar 9 gola në kampionat, në këtë sezon, Batistuta tha: “Ai ka shënuar gjithmonë gola, por mua më duket se ka një potencial shumë më të madh.

Mauro mund të na tregojë se vlen shumë më tepër sesa e ka shfaqur veten deri tani. Limitet e tij nuk janë këto, edhe pse tashmë është një lojtar i suksesshëm“.

Icardi u kthye në stërvitje me skuadrën këtë javë. I pyetur mbi vendimin e Interit për ta “shkarkuar” Icardi si kapiten, menaxheri i përgjithshëm zikaltër, Giuseppe Marotta, refuzoi të zbulojë arsyen: Në një klub ka disa dinamika, që nuk mund të bëhen publike. Vendimet duhet të bëhen me një ndjenjë përgjegjësie.

Ne nuk dëshironim të ndëshkonim askënd. Arritëm në atë pikë, sepse puna jonë brenda klubit është të mbrojmë trajnerin, me synim respektimin e kohezionit të skuadrës”. 

Related posts

Legjenda e Romës reagon pas hedhjes së shortit: Edhe vitin e shkuar menduam që…

Isa.Autor

ZYRTARIZOHET NDESHJA E PARË ME TIFOZË NË BUNDESLIGA/ Bayern rinis nga puna, Boateng surprizon (FOTO)

Delo.autor

U LARGUA NGA MILAN/ Donnarumma fiton garën me Shez dhe portierin e Inter-it për…

Delo.autor

Leave a Comment