Futboll Sport

ICARDI LIHET JASHTË SKUADRËS/ Avokati i yllit: Ai ka qenë në dispozicion të ekipit, duke u sjellë…

Ka konfuzion dhe tension tek Inter, teksa përfaqësuesi i Mauro Icardi-t insiston se nuk është informuar kur Luciano Spalletti vendosi ta linte jashtë skuadrës ndaj Lazio-s.

Sulmuesi është rikthyer në stërvitje këtë javë pas 40 ditëve pushim, për arsye që tashmë dihen nga të gjithë.

Icardi pritej të ishte në skuadër për ndeshjen e Lazio-s, sidomos pas dëmtimit të Lautaro Martinez, por Spalletti ka lajmëruar gjatë konferencës për shtyp se ai do të qëndrojë në shtëpi.

“Që nga dita e rikthimit të Icardi-t, ai ka qenë në dispozicion të skuadrës, duke u sjellë si një profesionist dhe duke ndjekur hapat e bëra nga unë, CEO Beppe Marrotta dhe presidenti Steven Zhang,” shprehet avokati Nicoletti për agjencinë ASNA.

“Nuk më kanë informuar për këtë vendim të Spalletti-t, kështu që nuk i di arsyet dhe si pasojë nuk mund të komentoj. Flas me Marotta-n përditë dhe më ka thënë se gjërat po shkonin mirë.”

Related posts

“E DIJA SE DO TË ZIHESHIM”/ Mido dhe Roy Keane, një picë për të kuptuar se nuk e duronin njëri-tjetrin

Delo.autor

Mancini zbulon planet dhe pranon: E kisha ëndërr Kombëtaren

Sadik.Autor

Futbollist në Premier League? Jo jo, më mirë menaxher i tyre

Sadik.Autor

Leave a Comment