Futboll Seria A Sport

ICARDI RIKTHEHET NË SHTËPINË “ZIKALTËR”/ Tifozët e mirëpresin: Le të ëndërrojmë përsëri….

Duke pritur për të kuptuar se çfarë do të ndodhë në të ardhmen e tij, Mauro Icardi është kthyer në trajnim me Interin në “Appiano Gentile”. Fillimi i pranverës solli një frymë paqeje në shtëpinë zikaltër, me sulmuesin argjentinas, i cili në mëngjes u prit me entuziasëm nga disa tifozë në kthimin e tij në kampin stërvitor.

Siç raportohet nga “Sky Sport”, ish-kapiteni i Interit u stërvit fillimisht në palestër me shokët e tij, para se të shkonte në fushë dhe të vijonte punën me një trajner, duke kryer disa ushtrime të personalizuara për të përmirësuar gjendjen e tij fizike. Seanca përfundoi me fizioterapi për problemin e gjurit.

Mungonin lojtarët e angazhuar me ekipet kombëtare përkatëse, duke përfshirë në veçanti kroatët Perisic dhe Brozovic, ndoshta dy shokët e ekipit zikaltër, me të cilët Ikardi po përjeton marrëdhëniet më të këqija.

Për t’i dhënë një buzëqeshje argjentinasit ishin disa tifozë, të cilët u shfaqën në “Appiano” me një baner shumë të qartë: “Le të ëndërrojmë përsëri. Mirë se kthehesh Maurito”!

Related posts

FORMULA 1/ Fajtor për aksidentin, penalitet për Leclerc për garën e radhës. Ja dënimet që merr…

Delo.autor

GRAND PRIX “BUDAPEST 2019″/ Nora Gjakova mposhtet në finale, fiton medaljen e argjendtë

Delo.autor

“Dridhet” bota e futbollit! Real Madrid ka gati 300 milionë euro për sulmuesin amerikano jugor

Sadik.Autor

Leave a Comment