Futboll Sport

FESTË NË SHTËPINË E BAYERN/ Jamal Musiala rikthehet në stërvitje

Në shtëpinë e Bayern Munich ka festë: Jamal Musiala është rikthyer në stërvitje me ekipin. Pas 5 muajsh mungesë, ylli gjerman zbriti më në fund në fushë, me pjesën tjetër të ekipit që i rezervuan një pritje të ngrohtë, duke konfirmuar edhe një herë peshën e tij te Bayern.

22-vjeçari pësoi një dëmtim shumë të rendë më 5 korrik, gjatë sfidës kundër PSG në Botërorin për Klube. Musila pësoi një frakturë fibule dhe një zhvendosje të kyçit të këmbës së majtë pas një përplasjeje të dhunshme me Gianluigi Donnarumma.

Rikuperimi i Musiala-s po shkon sipas planifikimit, ndërsa objektivi i radhës është të fitojë gjendjen e duhur fizike dhe me fillimin e vit 2026 të fitojë minuta në këmbë.

Related posts

IMPAKTI RONALDO/ Juventus gati të paguajë një komision të çmendur për Mendes

Isa.Autor

“KY MILAN MË JEP BESIM”/ flet Trajneri Giampaolo: Piatek duhet të jetë i kompletuar, në fushë i duhet…

Delo.autor

KËRKON PËRFORCIME NË EKIP/ Dinamo me mendjen te merkato, projektohen tre afrime në muajin janar

Delo.autor

Leave a Comment