Futboll Sport

INTERI “HEQ DORË” NGA RAKITIC/ Kërkon tjetër lojtar të Barcelonës

Interi ka hequr dorë nga Rakitic por kërkon një tjetër lojtar të Barcelonës.

Bëhet fjalë për mesfushorin Andre Gomes i cili momentalisht është huazuar te Evertoni por në fund të sezonit do të rikthehet në “Camp Nou”.

Interi është gati të rrëmbejë futbollistin 25-vjeçar dhe e sheh si një opsion shumë të mirë për mesfushën zikaltër. Në merkaton e verës do të intensifikohen kontaktet për të arritur një akord mes tre palëve.

Kështu Interi duket se po heq vëmendjen nga Rakitiç dhe po sheh me optimizëm rastin e Andre Gomeshit.

Related posts

“NUK DUHEN BËRË KËTO GABIME”/ Strakosha i pezmatuar: Shokët kishin nevojë për mua, por…

Delo.autor

Festë në Krujë e Tiranë, futbolli i vërtetë luhet në tre qytete

Sadik.Autor

ROMA-MOU TENSION I LARTË/ “Speciali” i pakënaqur, merkato mund të sjell divorc mes palëve

F.autor

Leave a Comment