Futboll Sport

PLAS TEK MAQEDONIA/ Lojtari përjashtohet nga kombëtarja, shikoni çfarë bën pas shënimit të golit (VIDEO)

Një ngjarje e shëmtuar është regjistruar te Maqedonia e Veriut, pas fitores së tyre ndaj Lihteshtejnit, ku  triumfuan 5-0.

Ishte pikërisht goli i fundit i ndeshjes, që ka krijuar një situatë aspak të këndshme te kombëtarja maqedonase. Ilija Nestorovksi, pasi ia doli të shënojë nga penalltia, shkoi me shpejtësi te kamera dhe shpërthen në të shara dhe ofendime, teksa vendos edhe gishtin, duke bërë me shenjë se duhet të pushojnë. Një mesazh i qartë ky për dikë, që nuk u kuptua fillimisht nga ndjekësit e ndeshjes. Në këtë situatë, trajneri Angelovski ka vendosur ta përjashtojë lojtarin nga kombëtarja për ndeshjet e ardhshme.

Ka qenë vetë Nestorovski që ka sqaruar gjithçka, teksa nëpërmjet një postimi në profilin e tij shkruan: “I kërkoj falje të gjithëve që mendojnë se ofendimet ishin për tifozët. Ato nuk ishin për tifozët, por për disa persona të caktuar. Maqedonia për mua është e shenjtë, kam mbajtur edhe shiritin e kapitenit në dy ndeshje. Jam munduar të jap gjithmonë më të mirën. Gjithçka ishte për disa individë të caktuar.”

Related posts

CHAMPIONS/ Dy gjysmëfinalistet e radhës mësohen sot, njihuni me sfidat e fundit çerekfinale

F.autor

SKANDALI/ Dyshohet për dy ndeshje të trukuara në muajin mars, UEFA i kërkon Federatës të nisë hetimet

Delo.autor

PAS DËMTIMIT/ Icardi në San Siro, fishkëllima dhe arratisje (FOTO)

Delo.autor

Leave a Comment