Futboll Sport

Interi rrezikon Championsin, Cagliari bën surprizën e madhe

Situata e krijuar rreth Icardit dhe mungesa e qendërsulmuesit ka dëmtuar shumë rëndë Interin, i cili sot është mundur nga Cagliari në një transfertë e cila mund t’i kushtojë shtrenjtë.

Pas kësaj humbje 2-1 ekziston mundësia që skuadra e drejtuar nga Spalletti të gjejë veten jashtë katërshes së parë të dielën.

Zikaltrit vuajtën shumë në pjesën e parë dhe me meritë u gjendën në disavantazh pas golit të Çepitelit.

Edhe pse Lautaro Martinez vendosi shpejt baraspeshën në shifra, Pavoleti para fundit të 45 minutave të para ktheu përsëri në avantazh sardët.

Në pjesën e dytë, Interi nuk arriti të shënojë, duke u mundur 2-1 dhe tashmë rrezikon seriozisht pjesëmarrjen në Champions, ndonëse për momentin ndodhet i treti në renditje.

 

Related posts

Benfica konkretizon interesimin për Bruno Peres, takim me krerët e Romës

Q.Autor

Vuri bast gabimisht fitoren e Romës, fitoi mbi 52 mijë dollarë

Sadik.Autor

TIRANA-TEUTA/ Ja kush kuotohet favorit nga kompanitë e basteve

Delo.autor

Leave a Comment