Futboll Ndeshjet Live Sport

LIVE/ Teuta-Kastrioti: Përsëri Latif, skuadra e Bledi Shkëmbit dyfishon rezultatin (VIDEO)

Është duke u luajtur në “Niko Dovana” sfida e vlefshme për javën e 8-të të Kategorisë Superiore mes Tëutës dhe Kastriotit. Durrsakët e Bledi Shkëmbit, në 4 ndeshjet e fundit kanë rregjistruar një fitorë dhe 3 humbjen dhe do të kërkojnë triumfin ndaj krutanëve, për të rikuperuar pikët e humbura dhe për t’iu larguar fundit.

Nga ana tjetër, Kastrioti i Plorit, luan gjithçka për gjithçka në Durrës, një tjetër humbje do të përkeqësonte situatën.

LIVE| TEUTA-KASTRIOTI 1-0

Latif 45+3′ (p), 62′ 

KOMENTI LIVE:

62′ GOOOOL TEUTA 2-0. Latif shënon golin e dytë për durrsakët. 

61′ Zëvendësim te Teuta, largohet Traore, në fushë Kruja.

58′ Traore ndëshkohet me karton të verdhë për ndrërhyrje të gabuar.

54′ Ka nerva në fushë, lojtari i Kastriotit Okebugu përplaset me Vilën e Teutës.

53′ Kërkon të rrezikojë Teuta me Lorenco Vilën që dërgon një top të rrezikshëm në zonë, por topi largohet nga mbrojtësit e Kastriotit.

50′ Tërhiqet mbrapa skuadra e Kastriotit, Teuta kërkon golin e sigursë.

49′ Pranë barazimit skuadra e Kastriotit, por shtylla shpëton Teutën.

48′ Kërkon të rrezikojë me një faull skuadra e Kastriotit. Vatnikaj devijon në zonë, por topi largohet nga Shkalla.

46′ Starton pjesa e dytë. Plori e nis me një zëvendësim, në fushë futet Jurgen Vatnikaj në vend të Patrik Bardhi.

45+3′ GOOOOL TEUTA 1-0. Amadu Latif shënon me 11-metërsh. 


45+1′ Portieri Puja ndërhyn në mënyrë të gabuar ndaj Ditmar Bicaj, për gjyqtarin Bajramaj kemi të bëjmë me 11-metërsh.

Teuta penalltia on Vidnews.

37′ Shans i artë për Teutën, Sidibe gjuan bukur në afërsi të pikës së penalltisë, topi përfundon mbi traversë.

35′ Teuta kërkon të rrezikojë me Traore, por ndërhyn mjaft bukur Huseini që ndaj mesfushorin që po i drejtohej zonës.

28′ Provon të rrezikojë Kastrioti me një goditje dënimi. Topi harkohet nga krahu i djathë, kur provon aty Domgjoni, por Sidibe më i vëmendshëm që largon rrezikun në këndore.

24′ Pranë golit Teuta me Vilën, gjuajtja e mesfushorit në afërsi të zonës, përfundon mbi traversë.

20′ Rritëm i ulët dhe pa shumë raste shënimi në portat respektive.

14′ Zëvendësim i detyruar tek Teuta, largohet Hakaj i dëmtuar, në fushë Gjeorgjevski.

4′ Inkursion i Lorenco Vilës nga e majta, mesfushori provon me një gjuatje, por topi shkon ngjitur me shtyllën.

1′ Ka startuar takimi në “Niko Dovana”

Related posts

KËRCËNON PRESIDENTIN PEREZ PËR SUPER LEAGUE/ Tebas: UEFA dhe La Liga nuk do të jenë pasive…

Delo.autor

NË GJENDJE KAOTIKE/ Por Milani refuzon 70 milionë nga Anglia për dy “yjet” e ekipit

Isa.Autor

Liverpool në kërkim të një portieri, prioritet Oblak i Atleticos

Q.Autor

Leave a Comment