Futboll Seria A Sport

ISH-LOJTARI LEGJENDAR I MILANIT/ Pirlo: Tek kjo Itali do ndihesha shumë mirë, Nuk duhet të…

Një ndër legjendat e futbollit italian, Andrea Pirlo, ka dhënë një intervistë për La Gazzetta dello Sport, ku ka folru gjerësisht për kombëtaren italiane dhe për Serinë A.

“Te kjo Itali do ndihesha shumë mirë”, thotë Pirlo, një magjistar me topin në këmbë, i cili ka fituar gjithçka në karrierën e vet të jashtëzakonshme. Tani Pirlo ka besim te puna e Roberto Mancinit, i cili në drejtimin e Italisë ka fituar ndeshjen e parë kualifikuese për Euro 2020, kundër Finlandës: “Tre mesfushë cilësorë dhe një mision: të luajë futboll, gjithnjë. Edhe kundër Finlandës pashë një Itali moderne”.

Natyrisht, në Itali presin shumë nga kombëtarja, edhe pse kriza e thellë e dekadës së fundit nuk është lënë pas ende: “Duhet të provojmë të fitojmë Europianin dhe më pas Botërorin. Mancini nuk e ka tepruar, cilësia nuk na mungon dhe nuk shoh ndonjë rival të pathyeshëm në qarkullim. Nuk duhet të kërkojmë justifikime”.

Ndërkohë, në kombëtare ka shkëlqyer talenti Moise Kean: “E drejtë të grumbullohet, nuk e ka shpërdoruar besimin që i jepet kur luan, shënon shpesh dhe kjo nuk është pak. Mario Balotelli të marrë shembull, sepse nuk ka më justifikime dhe besoj se e ka kuptuar që ka ardhur koha që nuk mund të gabojë më”.

JUVE, MILAN DHE LAUTARO – Pirlo ka folur edhe për Serinë A: “Gabon kush thotë që Juve dëmton kampionatin, është e kundërta. Ekipet rivale detyrohen të ngrenë nivelin dhe pastaj Juve ndihmon futbollin italian duke pasur sukses në Europë. Ronaldo? Nëse ndryshon gjithçka në moshën 33-vjeçare, do të thotë që ke motivim maksimal. Duhet thjesht të përshtatesh me realitetin e ri”.

Po Champions? “Ndoshta është viti i duhur, ka episode që të bëjnë ta mendosh këtë. Juve luajti ndeshjen perfekte, eliminoi rivalin që do luante finalen në shtëpi, ndërsa është eliminuar edhe Reali. Shorti është i mirë, fizikisht Juve është superior ndaj Ajax, thjesht Juve duhet të bindet që rruga e vetme është të luajë si bëri në Torino ndaj Atleticos, jo si në Madrid”.

Ndërkohë, në lidhje me garën për 4 vendet e para në Itali, Pirlo thotë: “Mendoj se 4 ekipet e para në renditje në këtë moment do të jenë edhe në fund të kampionatit po aty. Lazio nuk është paraqitur keq, më ka zhgënjyer pak Roma, prisja të rritej këtë sezon”.

Interi ka mundur Milanin në derbi: “Ishte ndeshja e jetës dhe Interi e luajti në mënyrë perfekte, duke sulmuar e duke mbrojtur në bllok, diçka që zakonisht e ka bërë Milani. Lautaro? Është më i kompletuar se Icardi, e bën skuadrën të luajë më mirë, ndërsa Icardi është më shumë njeriu-gol. Për mua mund të luajnë bashkë, është një dyshe e bukur. Megjithatë, tani duhet parë si do kthehet Icardi në fushë, çfarë formë fizike e mendore do ketë”.

Milani në vendin e katërt: “Në derbi u detyrua të luante një ndeshje që nuk e ka pasur për zakon ta luante, por do ta marrë veten. Me Gattuso Milani po luan futboll, ndërton lojë dhe është i bukur për t’u parë, nuk është thjesht imazhi i një ish-futbollisti plot grintë dhe kaq. Higuain? Duke parë si po shkojnë gjërat, Milani doli më i fituari, sepse Piatek po shënon gjithnjë dhe është i ri, më kujton Inzaghin për nga mënyra si e nuhat ku do shkojë topi”.

Related posts

COVID-19/ Koronavirusi prek lojtarin e Sampdorias, infektohet edhe ish-futbollisti i Inter (EMRAT)

Delo.autor

Shqiptarët e Zvicrës, skena e gjitha për Ermir Lenjanin

Sadik.Autor

Dilemat e Valverdes te Barcelona: Botërorin apo rekordin?!

Sadik.Autor

Leave a Comment