Futboll Sport

PËRJASHTIMI I 23 FEDERATAVE/ Reagon zyrtari i KOKSH: Po punojmë me transparencë, e vërteta është që…

Anëtari i Komitetit Ekzekutiv të KOKSH, Labo Çapo, që është edhe një nga organizatorët e asamblesë zgjedhore, ka reaguar pas lajmit të përjashtimit nga votimi të 23 federatave, përfshirë edhe FSHF-në. nëpërmjet një deklaratë të dhënë për “Panorama Sport”, ai ka thënë se mungon dokumentacioni dhe se federatat duhet të zbatojnë afatet kohore në mënyrë që të ketë një proces votimi të rregullt.

Ja deklarata e tij e plotë:

“KOKSH për një periudhë të gjatë ka qenë në një kaos organizativ dhe juridik për sa i përket pjesës juridike është miratuar statuti i ri dhe i ka kaluar të gjitha etapat është miratuar nga Asambleja, nga CIO, nga Ministria e Arsimit dhe është regjistruar në gjykatë. Pra janë kaluar të gjitha etapat konform ligjeve të shtetit Shqiptar dhe Kartës Olimpike.

Ky statut është me të gjitha standardet bashkëkohore. Nuk ka të drejtë asnjë njeri që të hedhë baltë për këtë punë kolosale të bërë nga shumë institucione.

Për sa i përket pjesës organizative po punohet duke respektuar në maksimum të gjitha afatet kohore dhe kërkesat sipas statutit të ri të miratuar. Ka një dezinformim në rrjetet sociale dhe në disa stacione televizive që janë përjashtuar disa federata nga Asambleja Zgjedhore.

Unë jam një person i angazhuar në këtë proces dhe ju them me siguri dhe profesionalizmin më të lartë se janë respektuar të gjitha kërkesat dhe afatet kohore që përcakton statuti i ri.

Janë rreth 20 federata qe kane mangësi në dokumentacion, të cilat nuk kanë dorëzuar në Sekretariatin e KOKSH dhe KVE kalendarin e aktiviteteve sportive për vitin 2020. Brenda ditës së sotme pjesa më e madhe e federatave kanë paraqitur veprimtaritë e tyre sportive për vitin 2020. Gjithçka zhvillohet në mënyrën më transparente dhe procesi zhvillohet shumë i rregullt i monitoruar nga disa palë të interesuara.

Ne KOKSH ka filluar një frymë e re ku mbi të gjitha do të dominoje transparenca, e kanë gabim ata njerëz që duan të hedhin baltë akoma mbi KOKSH.”

Related posts

Nisma e derbit, Milani në fushë me një uniformë të veçantë

Sadik.Autor

NUK LUAJTI KUNDËR NAPOLIT/ Shikoni Mustafin duke dhuruar spektakël me topin (VIDEO)

Delo.autor

Pazzini drejt largimit nga Verona, shfaqet ‘pista’ Torino

Q.Autor

Leave a Comment