Champions League Futboll Sport

ISH-PORTIERI LEGJENDAR I AJAXIT/ Edin Van Der Sar: Jemi ende në lojë dhe mund të mundim…

Ajaksi do të luajë dy sfida shumë të vështira kundër Juventusit për çerekfinalet e Ligës së Kampionëve.

Ish-portieri legjendar i të dyja skuadrave, Edin Van Der Sar ka shprehur një besim të madh të skuadrës holandeze se mund të kalojnë në fazën tjetër. Drejtori i Përgjithshëm i Ajaksit ka folur dhe për sfidën me Realin dhe Ronaldon, të cilin e njeh shumë mirë.

Juventus?  “Kundër Juventusit do të jenë dy ndeshjes ekzaltuese. Jemi të kënaqur për faktin se jemi në çerekfinale. Kundër Realit kemi luajtur në një nivel të lartë dhe shpresojmë ta bëjmë këtë gjë dhe kundër Juventusit në Amsterdam. Skuadra ka besim se mund të mundim Juven”.

Skuadra?  “Ne kemi një skuadër të re, por kemi shtuar dhe eksperiencën me lojtarë si Tadiç dhe Blind nga Junajtid. Jemi ende në lojë dhe mund të mundim Juventusin. Përballje si ajo me Realin na japin besim se të madh”.

Ronaldo? “E njoh shumë mirë Ronaldon, kam luajtur katër vjet me të. Une e di se si funksionon trupi i tij dhe sa i fortë është mentalisht. Ai do të bëjë gjithçka që të jetë në këtë ndeshje”.

Related posts

Vjet i ndihmoi të shpalleshin kampion, Kukësi shpall “non grata” Enea Jorgjin: U ble nga Kamza

Q.Autor

MERKATO E JANARIT/ Tottenham kërkon mesfushorin katalanas

Isa.Autor

‘Krisja’ me Lazion, Napoli përfiton për të nënshkruar me Anderson

Q.Autor

Leave a Comment