Futboll Sport

ZYRTARE/ Merr fund telenovela, Leao firmos rinovimin me Milanin

Pas gati një viti pritjeje, ka ardhur dita e Rafa Leaos. Sulmuesi portugez mbërriti sot në drekë në Casa Milan, pak pas orës 14:30 për të firmosur rinovimin e tij me klubin kuqezi.

Leao firmosi pak çaste më parë një rinovim kontrate deri në vitin 2028 dhe me një pagë prej rreth 5 milionë euro në sezon plus bonuse. Kontrata e yllit portugez gjithashtu do të përfshijë edhe një klauzolë prej rreth 175 milionë eurosh.

“Jam shumë i lumtur, ishte diçka që doja ta bëja dhe tani është bërë. Shpresojmë të arrijmë gjëra të mëdha së bashku në të ardhmen. Negociatat? Ne gjetëm një marrëveshje dhe jam shumë i lumtur.

Të mbyllim këtë sezon me ndeshjen kudnër Veronës dhe më pas të përgatitemi për sezonin e ardhshëm dhe të fitojmë trofe. Të ndryshoj numrin e fanellë? Të shohim, por numri 17-të është special për mua”, është shprehur Leao

Related posts

“NUK KA QENË SEZON I LEHTË”/ Buffon: Ja arrita qëllimit të fitoja 10 Scudetto, sepse 2 prej tyre…

Delo.autor

Skënderbeu-Kukësi, korçarët marrin lajmin e madh pas dëshmisë në Apelin e UEFA-s

Sadik.Autor

CHAMPIONS LEAGUE/ Pas një asist me thembër nga Fernandes, Ronaldo ndëshkon Atalanta-n (VIDEO)

Delo.autor

Leave a Comment