Gossip

“ISHTE FANTASTIKE DHE KEMI BËRË…”/ Modelja seksi zbulon detajet e natës së nxehtë me Neymarin (FOTO)

Në tetor të vitit të kaluar, futbollisti i njohur Neymar i ka dhënë fund lidhjes së tij 6-vjeçare me aktoren braziliane, Bruna Marquezine. Pas ndarjes, sulmuesi i Paris Saint Germain po argëtohet në krahët e vajzave të ndryshme.

E teksa është duke rikuperuar dëmtimin e tij në Brazil, Neymar është fotografuar me vajza të ndryshme, duke krijuar konfuzion edhe te mediat rozë.

Por së fundmi po përflitet për një marrëdhënie mes futbollistit dhe modeles zvicerane, me origjinë braziliane, Liza Brito. Kjo e fundit një ditë më parë ka hedhur më shumë dritë mbi këtë situatë.

“Kemi kaluar një natë fantastike me Neymar në Paris. Jemi argëtuar shumë. Kemi folur shumë edhe për tatuazhet. Dua ta shikoj sërish atë”, tha Liza Brito. Modelja seksi shtoi gjithashtu se bëhet fjalë për një marrëdhënie të konsoliduar mes tyre.

Related posts

“Rusi 2018”, Polonia humbi 2 me 1 me Senegalin, bashkëshortja ngushëllon Lwvandowskin

Sadik.Autor

(FOTO) Nga Buffon te CR7, kur motër e vëlla janë si dy pika uji

Q.Autor

NJIHET PËR FORMAT E SAJ BOMBASTIKE/ Modelja shqiptare zbulon ekipin që mbështet në Serie A (FOTO)

Delo.autor

Leave a Comment