Futboll Seria A Sport

JUVENTUS-EMPOLI/ Allegri kërkon fitoren pa Ronaldon në këtë ndeshje (FORMACIONET ZYRTARE)

Skuadra e Massimiliano Allegrit do të jetë pa Cristiano Ronaldon këtë fundjavë, në ndeshjen kundër Empolit, në të cilën do të tentojnë ta ruajnë epërsinë prej 15 pikësh në kreun e tabelës së Serisë A.

Juventusi e humbi ndeshjen e parë të ligës për këtë sezon kundër Genoas, para se të fillonin ndeshjet e ekipeve kombëtare, dhe përderisa ata nuk e rrezikojnë vendin si lider në Serie A, klubi dëshiron t’u kthehet fitoreve kundër Empolit.

Kjo ndeshje duket e lehtë në letër për djelmoshat e Massimiliano Allegrit, mirëpo ata do të jenë në këtë ndeshje pa yllin e skuadrës Cristiano Ronaldon, i cili mbeti i lënduar gjatë ndeshjes së Portugalisë kundër Serbisë.

Empoli do të jetë i gëzuar për mungesën e Ronaldos, ndërsa fitorja e tyre e fundit kundër Frosinones dhe dëshira për të mbijetuar në Serie A do të jetë mjaftueshëm motivim për ta kërkuar fitoren ndaj Juventusit.

Formacionet zyrtare të të dy skuadrave:

Juventus:

Related posts

Pas 12 vjetësh, Behrami ndahet nga gruaja e tij Elena

Q.Autor

Super ofertë për Sowe, Skënderbeu zihet ngushtë

Sadik.Autor

Tom Doshi e bën “zakon” karikon Vllazninë, premio të majme në rast fitoreje

Sadik.Autor

Leave a Comment