Futboll Seria A

Transferimi në La Liga, Montella flet për herë të parë si trajner i Sevillas

Vetëm një muaj pas shkarkimit nga pankina e Milanit, Vincenzo Montella u zyrtarizua në stolin e Sevillas, ku mori vendin e argjentinasit, Eduardo Berrizo.

Tekniku italian u shpreh mjaft entuziast për këtë aventurë të re, ndërsa tha se pret me padurim të fillojë punën në një kampionat, ku luhet një futboll që e pëlqen shumë.

“Jam shumë i entuziazmuar, sepse gjithçka ndodhi shpejt dhe në mënyrë të papritur. Në La Liga luhet një futboll mjaft interesant, ku prioritet është edhe të argëtosh publikun, ndaj besoj se jam në vendin e duhur, për të aplikuar idetë e mia. Me Sevillan jam përballur kur isha trajner i Fiorentinës dhe kam mbresa mjaft të mira nga atmosfera në Andaluzi”, u shpreh Montella, që do të ndihmohet në këtë aventurë, nga italiani, Enzo Maresca, që ka luajtur për disa vite te Sevilla dhe e njeh mirë ambientin.

Related posts

PROTAGONIST NË FITOREN E MANCHESTER CITY-T/ Ja momenti kur Gundogan turpëroi Sanchez pas një asist “MAGJIK” të Ederson (VIDEO)

Delo.autor

MILAN KA NJË “GARANCI”/ Dyshja sulmuese i ndan mirë hapsirat, mungon një…

Isa.Autor

ËSHTË PARTNERJA E ISH-MBROJTËSIT TË MILANIT/ Shokon ish-miss Italia: Seksi me Costacurtan më ka shkatërruar gjunjtë (FOTO)

Delo.autor

Leave a Comment