Futboll Kategoria Superiore Sport

KAMZA-LAÇI/ Prenga kërkon fitoren për t’iu afruar vendit të tretë (FORMACIONET ZYRTARE)

Do të luhet në Kamzë, sfida mes vendasve të Gentjan Stojkut dhe Laçit, e vlefshme për javën e 24-t të Kategorisë Superiore.

Kamzalinjtë janë të destinuar për fitore ndaj kurbinasve, pasi ndodhen në vendin e fundit dhe diferenca mes rivalëve është thelluar. Nga ana tjetër Laçi ka një shans të artë për t’iu afruar edhe më shumë vendit të tretë në renditjen e Kategorisë Superiore.

Duke qenë 35 pikë, bardhezinjtë nëse ia dalin të fitojnë me Kamzën, janë vetëm dy pikë larg vendit të tretë që mbahet nga Teuta me 40 pikë.

KAMZA-LAÇI ORA 14:00

FORMACIONET ZYRTARE:

Kamza: Avdyli, Shala, Qaqi, Bitri, Bonani, Rezi, Malaj, Mehmeti, Zisi, Plaku, Martinena. Trajner: Gentjan Stojku
Laçi:
 Selmani, Fangaj, Toro, Gjoni, Mersinaj, Eller, Jonuzi, Najdenov, Çokaj, Shtubina, Okpotu. Trajner: Besnik Prenga

Related posts

Infantino analizon turneun: Ja pse Botërori i Rusisë është më i miri ndonjëherë

Isa.Autor

GLOBE SOCCER AWARDS/ Këta janë fituesit e këtij viti…

Delo.autor

PËRPLASJE E FRIKSHME NË FORMULA 1/ Piloti Hamilton nxjerr jashtë gare Verstappen që në xhiron e parë (VIDEO)

Delo.autor

Leave a Comment