Champions League Futboll Sport

Befason belgu Nainggolan! ”E ardhmja në Angli? E urrej…”

Radja Nainggolan është një nga lojtarët kryesorë të Romës dhe për të ofertat kanë qenë të shumta, por sërish ka mbetur pjesë e skuadrës italianë. Nesër përballen me Liverpool në ndeshjen e kthimit në Champions League dhe për të shkuar në finale të gjithë e dinë se duhet një mrekulli, por verdhekuqtë kanë besim dhe ajo që bënë kundër Barcelonës në çerekfinale i motivon. Së fundmi mesfushori belg ka dhënë një intervistë për “The Times”.

“Ndeshja kundër Liverpool-it është e vështirë, por jo e pamundur. Ne e bëmë kundër Barcelonës dhe do provojmë ta përsëritim. Duhet të besojmë që mund ta bëjmë, kjo është e gjitha që mund të bëjmë”, thotë fillimisht Nainggolan, që më tej tregon vështirësitë që patën në ndeshjen e parë në “Anfield”, duke veçuar presingun që bënte skuadra e Liverpool, si dhe shpejtësinë në sulm që kanë anglezët.

“Ishte e vështirë për ne. Ata janë shumë të shpejtë në sulm dhe patëm shumë vështirësi. Është e vështirë të luash kundër tyre, sepse janë shumë agresivë, të gjithë bëjnë presing lart dhe vazhdojnë të si kafshë. Edhe në minutën e 94-t ata ishin duke vepruar. Gjithashtu ne bëmë shumë gabime”, shtoi mesfushori, që tej është pyetur edhe në lidhje me Salah, të cilin e ka patur shok skuadre sezonin e shkuar dhe tanimë po shkëlqen me Liverpool-in.

“Salah do të doja të ishte në ekipin tim, por i uroj më të mirat. Kam një raport të mirë me të. Ishte i turpshëm kur erdhi te ne, por është një djalë i shkëlqyer. Në shkëmbejmë sërish ndonjë mesazh. Jam me të vërtetë i lumtur për të dhe për atë që po bën. Është një lojtar fantastik, edhe pse ishte i fortë që te ne”, tha Naionggolan, që gjithashtu ka pasur një ofertë nga Anglia, por në fund nuk u konkretizua. Ka diçka që ai urren nga ai vend.

“Fokusi im është Roma. Njerëzit shkruajnë çdo ditë diçka rreth meje, por unë jam ende këtu. Bëj një jetë shumë të mirë në kryeqytet dhe kam gjithçka që më duhet. Me Chelsea-n kishte diçka, por nuk u konkretizua pavarësisht interesimit. Më pëlqen futbolli anglez, adhuroj t’i shoh ndeshjet, por jam gati 30 vjeç dhe e urrej shiun”, ka thënë mesfushori, që nesër së bashku me shokët e skuadrës do kërkojë të triumfojë me Liverpool-in, por duhet të fitojnë me tre gola minimumi, gjë që nuk do të jetë aspak e lehtë.

Related posts

SFIDA NDAJ MIDITLAND NË CHAMPIONS/ Mbrojtësi Gjimshiti: Kemi punuar për kompaktësinë e kësaj mbrojtjeje pasi…

Delo.autor

KORONAVIRUSI/ Mbappe jep mesazhin e veçantë: Të gjithë duhet të kemi këtë ambicie! (FOTO)

Delo.autor

FISHEKZJARRE, TORTË E FESTË/ Kombëtarja i bën surprizë trajnerit Reja për ditëlindjen (VIDEO)

Delo.autor

Leave a Comment