Futboll Kategoria Superiore Sport

NJË STADIUM I MBUSHUR PLOT/ U shitën bileta jashtë kapacitetit, ja sa arkëtoi Tirana nga derbi

Ka qenë një e premte me fat për Tiranën ajo e derbit. Një stadium i mbushur plot, për të mos thënë se sipas llogarive, për këtë takim janë shitur edhe më shumë bileta.

Zyrtarisht stadiumi mban 8300 vende, por mendohet se në impiant kanë qenë më shumë se kaq tifozë. Është llogaritur se në impiant mund të kenë qenë nga 1000 deri në 1300 tifozë më shumë.

Mjafton që të hidhje shikimin në shkallët e stadiumit, ku edhe korridori i lëvizjes që zakonisht lihet për hyrje-daljet ka qenë e zënë nga mbështetësit. E njëjta gjë edhe në shkallët e tribunës, madje në rreshtin e fundit nga sipër ishin pa fund tifozë.

Nuk dihet saktësisht se si janë futur kaq shumë tifozë në stadium, por është fakt që askush nuk mund të futej pa biletë në “Selman Stërmasi”. Pra, është e qartë se janë hedhur më shumë se 8300 bileta në treg. Nga ana tjetër, duke llogaritur se janë shitur 8300 bileta, i bie që Tirana vetëm për tribunën A dhe B ka përfituar 16 milionë lekë. Ndërkohë për 7500 biletat e tjera, shuma e grumbulluar është 30 milionë lekë.

Gjithsesi, arkëtimet nga biletat, duke përfshirë edhe ato që janë hedhur tej kapacitetit, llogariten se shkojnë më shumë se 50 milionë lekë të vjetër. Një shumë rekord për një skuadër të Superiores. Në fakt, Tirana edhe ndeshjen e parë arriti të mbushte plot stadiumin dhe në dy sfidat, presidenti Refik Halili arriti të mblidhte më shumë se një të dhjetën e shpenzimeve sezonale.

Related posts

VAR-i VENDIMTAR/ Momenti kur Sociedad i shënon golin e dytë Realit (VIDEO)

F.autor

LIVE/ Everton-Manchester United, Walcott “trullos” Djajtë e Kuq”

Delo.autor

Florentino Perez: 2017 ka qenë viti më i mirë i historisë 116-vjeçare të Real Madrid

Sadik.Autor

Leave a Comment