Futboll Seria A Sport

KAPITULLI I DYTË “ÇËSHTJA E YLLIT”/ “Dashuria” e sajuar e Icardit për Interin, ja dy mosveprimet

Mauro Icardi dhe dashuria që ai pretendon se ka për Interin duket më shumë si një farsë dhe debat politik, sesa një ndjenjë konkrete që ish-kapiteni ka për ngjyrat zikaltër.

Sulmuesi në gjithë këto ditë që ka braktisur skuadrën ka deklaruar se ai ka dhënë gjithçka për Interin dhe do ta japë, por sipas tij problemin e ka me drejtuesit. Mesazhe në rrjete sociale, jo biseda konkrete me trajnerin Spalletti dhe administratorin e deleguar Marotta, debate në studio televizive me “përfaqësuesen” e tij, Wanda Nara dhe asnjë zgjidhje reale.

Dy mosveprime në harkun e 48 orëve tregojnë “dashurinë” e Icardit për fanellën e Interit, duke   nxjerr blof për të gjitha deklaratat që thotë në media apo rrjete sociale (aty ku asnjëherë nuk zgjidhen problemet).

111 vjetori i krijimit të Interit – Mauro Icardi nuk përfshihet fare, ose thjesht u shfaq tërthorazi në klipin që Interi kishte përgatitur për këtë përvjetor të klubit. Një zgjedhje nga drejtuesit ndoshta, si për t’i dhënë një shuplakë argjentinasit.

Reagimi ose më saktë mosreagimi i Icardit lë për të dëshiruar. Klubi i tij i zemrës, ashtu siç ai pretendon, feston ditëlindjen dhe ai nuk merr mundimin as të postojë një urim për “klubin e tij special”, por ndërkohë gjen kohë të ndajë me miqtë shokun e tij, Tommy Icardi, një qenush që merr vlerë më shumë se skuadra e zemrës.

Sfida ndaj Spal – Në ndeshjet e mëparshme Icardi ishte në “San Siro” duke mbështetur Interin, pavarësisht problemeve që kishte me klubin, ai ishte aty, në shkallët e stadiumit duke ndjekur shokët në fushë. Ndohta një farsë e tij edhe kjo, ose më saktë një “show” që ai dhe Wanda e kurdisin në mbrëmjet e tyre në shtëpi.

Inter ka hyrë në një javë jetike. Krizë e madhe rezultatesh, ndaj Spal duhej fitore me çdo kusht. Dëmtimet kanë kushtëzuar Spallettin dhe ndaj Frankfurt nuk ka një sulmues të mirëfilltë, e tashmë jemi në javën e derbit, që mund të jetë përcaktues për fatin e sezonit.

Ata që e duan Inerit: mbi 60 mijë tifozë ndaj një kundërshtari si Spal!

Po Icardi ç’bën? Nuk e merr mundimin të shkojë në “San Siro” këtë herë, thjesht sepse nuk u bë pjesë e klipit të ditëlindjes së klubit. Një veprim kundër drejtuesve mund të quhet ky, apo një braktisje e shokëve dhe skuadrës në ditët më të vështira?

Icardi, tashmë 26 vjeç, jeton në botën e rrjeteve sociale dhe nuk ulet në tavolinë dhe të diskutojë sy më sy të gjitha problemet që ai ka dhe të kthehet në fushë me skuadrën, të japë 100% të vetes për ndeshjen ndaj Frankfurt dhe në derbi, por zgjedh të fshihet pas një dëmtimi të sajuar si një çunak që nuk e di se çfarë kërkon nga vetja e tij.

Related posts

NUK DO TA BESONI/ Trajneri ITALIAN BRAKSTIS kombëtaren: Dua të shkoj në…

Isa.Autor

Zhbllokohet Sindrit Guri/ Sulmuesi kuqezi shënon golin e parë në Belgjikë (VIDEO)

Isa.Autor

ZËVENDËSIMI/ Marcelo nuk e kupton pse LOPETEGUI e nxori nga loja

Isa.Autor

Leave a Comment