Futboll La Liga Sport

KATALONJA E BËN TË SHENJTË “PLESHTIN”/ Ja çmimi prestigjioz që do të marrë

Figura e Leo Messit e ka tejkaluar sportistin për vite me radhë në Barcelonë. Klubi ka propozuar që argjentinasi të fitojë statusin e “shenjtit” në Katalonjë, duke u vlerësuar me “Creu de Sant Jordi” (ky çmim u emërua në nderim të Shën Gjergjit, një nga simbolet kryesore të Katalonjës).

Organet drejtuese vendore kanë dhënë miratimin e tyre për këtë propozim. Ceremonia përkatëse është planifikuar për më 8 maj, në “Gran Teatre del Liceu”. Në atë datë, Messi mund të luajë edhe gjysmëfinalen e Ligës së Kampionëve, nëse Barça do ta eliminojë Manchester Unitedin në raundin pararendës.

“Creu de Sant Jordi” është vlerësim i lartë për personat fizikë dhe juridikë, të cilët, për shkak të meritave të tyre, kanë shërbyer shkëlqyeshëm për Katalonjën, si për mbrojtjen e identitetit të përgjithshëm, edhe në fushat civile e kulturore.

Kontributi i Messit tashmë shkon përtej golave të tij me Barcelonën. Argjentinasi ka financuar një pjesë të ndërtimit të Qendrës Pediatrike të Kancerit (Sant Joan de Deu), e cila do të bëhet spitali më i madh e kësaj sëmundje të rëndë të fëmijëve në Europë.

Fondacioni i tij zbuloi këtë javë kontributin e ri prej 200.000 eurosh të yllit argjentinas në këtë projekt, si pjesë e luftës kundër “Rhabdomyosarcoma”, një tumor që prek fëmijët dhe adoleshentët.

Messi bëhet futbollisti i dytë i njohur, që do ta marrë këtë çmim (Creu de Sant Jordi). Në vitin 2006, Johan Cruyff, ish-lojtar dhe ish-trajner i Barçës, e meritoi këtë çmim prestigjioz në Katalonjë. Epi ishte sportisti tjetër, që i përket Barçës, i cili u vlerësua po kështu në vitin 1996.

Related posts

MERKATO E “ÇMENDUR”/ Cavani e do me çdo kusht, Manchester United nis misionin për “Mister” 150 milionësh

Delo.autor

REAL MADRID-JUVE/ Manzukic NUK NDALET! I dhuron golin e dytë Juventusit

Sadik.Autor

THELLOHET SKANDALI/ Ja prapaskena e PSG-së në blerjen e Mbappesë për të shmangur…

Isa.Autor

Leave a Comment