Futboll Seria A Sport

“DIVORCI” I ALLEGRIT ME JUVENTUS/ Juventus ende nuk e ka gjetur trajnerin e ri, situatë e vështirë

Zëvendëspresidenti i Juventusit, Pavel Nedved tha se kampionët italianë nuk kanë vendosur se kush do të zëvendësojë trajnerin në largim Massimiliano Allegrin.

Allegri do të largohet nga Juve pas përfundimit të Serie A të dielën kundër Sampdorias dhe trajneri e Chelseat, Maurizio Sarri e ai i Lazios, Simone Inzaghi, janë  enrat që mund ta marrin drejtimin e ‘Zonjës së Vjetër’.

Ish trajneri Antonio Conte, menaxheri i Tottenhamit, Mauricio Pochettino dhe trajneri i Francës, Didier Deschamps gjithashtu kanë dalë si kandidat potencial.

Megjithatë, Nedved i tha Sky Sports Italia: ‘Do të ketë disa vlerësime, ne nuk kemi pse të nxitojmë dhe mund të marrim kohën tonë’.

‘Nuk do të jetë e lehtë, e dimë që kjo epokë nuk mund të përsëritet, kështu që do të jetë edhe më e vështirë’.

‘Deri tani, ne po vlerësonim se çfarë të bënim me Maxin, kështu që nuk kishim kontakt me ndonjë trajner tjetër. Ne kemi ide, duke përfshirë disa gjëra mjaft të qarta, por nuk kemi marrë asnjë vendim’, konfirmoi Nedved.

Related posts

SKEDINA E DITËS/ Eksperti italian jep parashikimet e sigurta për sot

Q.Autor

“ËSHTË NJË NDER QË…”/ PSG e zgjodhi “mbretin” e 50 viteve histori, Ancelotti e falënderon përzemërisht

Delo.autor

ÇFARË AKSION, SUPER GOL/ Zhbllokohet sfida Roma – Inter, shënon “afrikani i rilindur” (VIDEO)

Isa.Autor

Leave a Comment