Champions League Futboll Sport

NË GARË PËR OBJETIVIN SEZONIT/ Pas polemikave dhe ofendimeve, tifozët e Juventusit bëjnë…

Të martën në mbrëmje Juventusi do të presë Atletico Madrid dhe është një ndeshje që vlen sa gjithë sezoni, sepse duhet përmbysur humbja 2-0 për të qëndruar në garë për objektivin real të sezonit, Ligën e Kampioneve.

Trajneri Allegri pritet të luajë me 3 lojtarë në mbrojtje, për të hedhur në fushë një skuadër sa më sulmuese dhe dominuese në mesfushë.

Ndërkaq, edhe tifozët do të bëjnë maksimumin, sepse tribuna e tifozerisë ultras Drughi (Curva Sud), që ka kohë që është në luftë me klubin për çmimet e larta të biletave, ka lajmëruar se do të jetë për këtë ndeshje në stadium dhe do ta bëjë 100% detyrën.

Një armëpushim i nevojshëm, pas polemikave dhe ofendimeve të javëve të fundit, që e patën kulmin ditët e fundit, me konfliktin mes tifozerive ultras.

“Nuk përkulemi, nuk shitemi, por për hir të dashurisë do të bëjmë tifozllëk. Vetëm për fanellën. Ta martën do të dëgjohet zëri ynë. Curva Sud”, shkruhet në faqen zyrtare të tifogrupit Drughi.

Related posts

GOLI I OZUNIT KUALIFIKOI FERENCVAROS/ Shikoni festën e “çmendur” të tifozëve hungarezë jashtë stadiumit (VIDEO)

Delo.autor

19 VITA PAS FIRMËS ME JUVENTUS/ Buffon luan sot për rekordin. Kalon Paolo Maldinin

Delo.autor

Bessa: Rikthimi te Interi? Për momentin mendoj për Veronën

Q.Autor

Leave a Comment