Futboll Seria A Sport

KËRKON LARGIMIN NGA BAYERNI/ “Kuqezinjtë” synon të rinojë ekipin, në sulm për talentin 21-vjeçar…

Një talent që shkëlqeu dhe shpërtheu shumë shpejt, duke humbur disi rrugës edhe për faktin se te Bayern Mynih, ku u transferua në vitin 2016, nuk dha atë që pritej. Një vit në huazim te Swansea, në Premier League dhe më pas rikthim në Mynih, ku kërkon të largohet sërish. Këtë herë përfundimisht.

Ky është mesfushori 21-vjeçar portugez Renato Sanchez, që këtë sezon ka luajtur vetëm 717 minuta me fanellën e kampionëve të Gjermanisë, në 21 ndeshje. Destinacioni i tij i ardhshëm mund të jetë Milani, që sipas Rumenigge ka kërkuar informacione për mesfushorin portugez.

Sipas “Calciomercato”, Milani kërkon të rinojë skuadrën dhe Sanchez do të kishte një shans të artë për të treguar në Serinë A aftësitë e tij. Ai mund të zëvendësojë 22-vjeçarin Frank Kessie, që kërkon të largohet nga kuqezinjtë.

Për momentin, Leonardo është thjesht duke grumbulluar informacione për mesfushorin portugez, duke patur edhe një bisedë telefonike me drejtuesit bavarezë. Lojtari do të ishte një përforcim i rëndësishëm, pasi talenti nuk i mungon dhe Milani mund të jetë zgjedhja ideale për të.

Related posts

INTER-SLAVIA PRAGA/ Conte lë në stol blerjen e bujshme (FORMACIONET ZYRTARE)

Delo.autor

NË NBA COVID-19 “NDAN” TIFOZËT/ Të vaksinuarit qëndrojnë bashkë, pjesa tjetër mban distancën (VIDEO)

Delo.autor

NUK KA MË DYSHIME/ Mbrojtësi “Zikaltër” do t’i bashkohet Milanit në fund të sezonit, ja emri…

Delo.autor

Leave a Comment