Futboll Sport

REAL MADRID KËRKON “TOPIN E ARTË”/ Dëshiron Rodrin në ekip

E përditshmja spanjolle “AS” bën me dije se Reali i Madridit është i interesuar për të blerë yllin e Manchester Cityt, Rodri (Rodrigo Hernandez Cascante).

Fituesi i çmimit “Topi Artë 2024” konsiderohet si një figurë e rëndësishme, e cila mund të marrë në dorë mesfushën e Real Madrid pas tërheqjes së Toni Kroos.

Edhe pse është ende herët të flitet për shifra mësohet se klubi madrilen do të tentojë gjithçka për ta marrë Rodrin në “Bernabeu”.

Në këtë tratativë mund të ndikojë edhe situata në të cilën ndodhet skuadra e Cityt, e cila është në gjyq për shkak të bilanceve dhe sponsorizimeve të dyshimta. Nëse “Qytetarët” do të dënohen, atëherë shanset për transferimin e Rodrit në Madrid shtohen ndjeshëm.

Related posts

Autogol qesharak në ndeshjen Chelsea – Crystal Palace

Q.Autor

DOMINOI DUELIN PERSONAL ME IBRAHIMOVIÇ/ “Mbreti” Lukaku hyn në histori

Delo.autor

KORONAVIRUSI/ Epidemia rrezikon edhe miqësoret e Shqipërisë, FSHF vihet në lëvizje!

Delo.autor

Leave a Comment