Futboll Seria A Sport

1000 HERË CRISTIANO RONALDO/ Ky është rekordi “monstruoz” i yllit portugez (STATISTIKAT)

Për Cristiano Ronaldo, golat nuk mbarojnë kurrë. Kampioni portugez, në fillimin e vitit 2020 po e tërheq përpara Juventusin e gjendur në vështirësi, për sa i përket lojës. Pesë herë fituesi i “Topit të Artë”, para se të përqendrohet në Champions, do të përpiqet të arrijë një rekord tjetër me bardhezinjtë; i rezervuar vetëm për disa kampionë në historinë e futbollit: 1000 ndeshje si profesionist. Kjo do të ndodhë, në mënyrë paradoksale, në një stadium, i cili do të jetë në gjendje ta admirojë atë “live” për herë të parë.

Në fakt, në 999 ndeshjet e luajtura që nga 14 gushti 2002, Ronaldo nuk ka qenë kurrë në “Mazza” të Ferrara. Në mesin e shumë futbollistëve profesionistë; flasim për kampionë, që kanë fituar gjithçka, si Maldini, Seedorf, Roberto Carlos, për të përmendur vetëm disa; Cristiano Ronaldo ishte më i shpejti për ta arritur këtë shifër “mijëvjeçare”. Portugezit iu deshën 18 sezone për të mbërritur në këtë moment historik. Një shenjë e qartë e profesionalizmit dhe e kujdesit për trupin, teksa dihet se sa obsesiv është CR7 në zhvillimin e cilësive fizike.

Skuadra

Ndeshje

Gola

Sporting B

2

0

Sporting CP

31

5

Manchester United

292

118

Real Madrid

438

450

Juventus

72

52

Portugali

164

99

Totali

999

724

Nga viti 2002 e deri më sot, Cristiano Ronaldo ka luajtur 835 ndeshje zyrtare në nivel klubi dhe 164 me kombëtaren e Portugalisë, me të cilën fitoi Europianin e fundit. Duke realizuar 99 gola gjithsej, ai është bërë golashënuesi më i mirë i luzitanëve. Synimi i tij është për t’u bërë kryegolashënuesi i dytë në histori me kombëtaret, duke rrumbullakosur 100 gola me Portugalinë, pas Ali Daei të Iranit. Në total, mes klubit dhe ekipit kombëtar, CR7 ka shënuar 724 herë, me një mesatare prej 0.72 gola për ndeshje. Mesatare e njëjtë që po e ruan Ronaldo edhe me fanellën e Juventusit (0.72, si rezultat i 52 golave në 72 ndeshje). Që nga dhjetori i vitit 2019, megjithatë, performanca e tij me fanellën bardhezi, tashmë e jashtëzakonshme në vetvete, është përmirësuar më tej.

Duke e prekur rrjetën e kundërshtarit në 12 ndeshjet e fundit radhazi, të luajtura midis Serie A dhe Kupës së Italisë, CR7 po ndjek në kampionat (10 ndeshje me gola radhazi) rekordin e 11 ndeshjeve radhazi me gola, të mbajtur nga Batistuta e Quagliarella. Jo vetëm kaq. Gjetja e golit kundër Spal do ta barazonte edhe me më të mirën e vet, të golave radhazi në një ligë të nivelit të lartë. Ky “stacion” është me 11 gola në po aq ndeshje radhazi, që daton nga koha e tij te Real Madridi, në La Liga. Përveç kësaj, Cristiano Ronaldo është një makineri golash, është pothuajse e tepërt ta thuash. Më mirë flasin numrat e tij. Ai shënon kudo.

Kompeticioni

Gola

Liga

311

Champions

128

Premier League

84

Serie A

41

Qualifikuese Europiani

31

Qualifikuese Botërori

30

Kupa e Mbretit

22

Miqësore me Portugalinë

17

“FA Cup”

13

Kampionati Europian (finalet)

9

Botërori për Klubet

7

Botërori (finalet)

7

Kupa e Ligës

4

Superkupa Spanjolle

4

“Primeira Liga” (portugeze)

3

“Nations League”

3

“Taça Portugal” (portugeze)

2

Superkupa e Europës

2

Kupa e Konfederatave

2

Kupa e Italisë

2

Qualifikuese Champions-i

1

Superkupa e Italisë

1

17 vite e gjysmë pas debutimit të tij profesional, më 14 gusht 2002, me Sporting CP, kundër Interit në raundin e tretë kualifikues të Ligës së Kampionëve (në moshën 17 vjeç e 190 ditë), Ronaldo arrin në kuotën e 1000 ndeshjeve me dhjetëra triumfe personale dhe ekipore. Kur bëri “gjysmëmijëvjeçari” (500 ndeshje), ai shënoi dy herë në Kampionatin Europian kundër Qipros. Ndeshja e 1000-të është ajo e fundjavës, kundër Spal.

Telesport

Related posts

BARAZIM PA GOLA/ Portieri Ter Stegen bën “Messin”, shpëton Barcelonën nga turpi

Delo.autor

E BUJSHME/ IBRA më pranë MILANIT, Zlatan gati të rikthehet te kuqezinjtë

Isa.Autor

“Divorci” me Partizanin/ Çani prezantohet te klubi i ri në futbollin italian

Isa.Autor

Leave a Comment