Champions League Futboll Sport

KUALIFIKOI JUVENTUSIN ME “HAT TRICK”/ Menaxheri i CR7: “Alieni” që do të bëjë histori në Itali…

Cristiano Ronaldo është futbollisti më i mirë i të gjitha kohërave dhe do të bëjë historinë edhe te Juventus. Të paktën sipas menaxherit të vetë portugezit, Jorge Mendes.

Ndonëse 34 vjeç, Ronaldo po shijon një sezon debutues fantastic në Seria A, që ku u transferua në verën e kaluar te Juventus nga Real Madrid. Ish-sulmuesi i Los Blancos ka realizuar deri tani 19 gola në Seria A dhe 4 gola në Champions League me Juventus.

Ishte pikërisht Cristiano Ronaldo ai që udhëhoqi përmbysjen e madhe që Juventus realizoi në takimin e dytë përballë Atletico Madrid, me tregolëshin personal të portugezit, që i dhuroi bardhezinjve kualifikimin për në çerekfinalen e Champions League me rezultatin e përgjithshëm 3-2.

“Ai është futbollisti më i mirë në historinë e futbollit dhe e dëshmoi këtë gjë kundër Atletico Madrid. Ai është një alien, Ronaldo bëri diferencën në Angli dhe në Spanjë, dhe tani po e bën edhe në Itali. Me CR7, Real Madrid fitoi aq shumë, ai ishte drita që udhëhiqte dhe është futbollisti më i mirë në historinë e Real Madrid”, theksoi Mendes, menaxheri i yllit të Juventus.

“Jam i sigurtë se ai do të bëjë diferencën edhe në Itali gjithashtu. Ronaldo do të bëjë historinë te Juventus. Cristiano është epic, i jashtëzakonshëm, i mbinatyrshëm”, deklaroi menaxheri Jorge Mendes për “Gazzetta dello Sport”.

Related posts

SHIFRA TË ÇMENDURA/ Barcelona ka dy alternativa në vend të Hazard

Isa.Autor

KAOS TOTAL/ Nga Mavraj e Ajeti tek Aliji dhe Memolla, mbrojtja e Kombëtares në alarm

Isa.Autor

PËRPBALLJA NË “SAN SIRO”/ “Zikaltërve” nuk i falet dështimi me Chievon

Delo.autor

Leave a Comment