Futboll Seria A Sport

“KUQEZINJTË PUSHTOJNË SAN SIRON”/ Ja shifra rekord e regjistruar për sfidën ndaj Sassuolos

Ndonëse nuk ishte një finale dhe as një përballje mes rivalësh historikë, ndeshja mes Milan dhe Sassuolo, e zhvilluar mbrëmjen e të shtunës në “San Siro” ka servirur shifra rekord sa i përket audiencës prezent në stadium.

Forma e mirë që po përjeton ekipi kuqezi dhe pozitat në përmirësim në klasifikimin e Seria A, sidomos në raport me rivalët e qytetit, ka ngjallur interesimin masiv të tifozëve, të cilët i janë përgjigjur ekipit përmes prezencës në masë.

Sipas raportimeve nga mediat italiane, prezenca e tifozëve në stadium ka kapërcyer çdo parashikim optimist, teksa mësohet se në fitoren 1-0 ndaj Sassuolos të kenë qenë prezent jo pak, por plot 61.462 sportdashës nga 80.018 që është kapaciteti total “San Siro”.

Shifra këto vërtetë të jashtëzakonshme, në sintoni me entuziazmin në kampin kuqezi, që edhe një herë ka shpërblyer falë fitores së regjistruar. Tashmë Milan e sheh veten në vend të tretë të klasifikimit të Seria A, 1 pikë mbi rivalin historik, Inter.

Related posts

“PËRPARËSI KANË KAMPIONATET”/ FIFA gati të pezullojë gjithë turnetë e vitit 2020

Delo.autor

KUPA E BOTËS/ Argjentina shënon në fund dhe kualifikohet

Sadik.Autor

“GJOBA 200 MIJË EURO”/ Ja si Dembele i kërkoi falje shokëve të ekipit…

Isa.Autor

Leave a Comment