Futboll Premier League Sport

LAJME TË MIRA PËR GUARDIOLËN/ Infermieria e Manchester Cityt boshatiset, ja lojtarët që rikthehen në stërvitje

Lajme të mira për trajnerin Pep Guardiola. Në prag të këtij fund-sezoni infermieria e Manchester City ka nisur të boshatiset. Kevin De Bruyne, Fernandinho dhe John Stones janë stërvitur me skuadrën sot, në ditën e parë të përgatitjeve për ndeshjen e radhës në Premier League.

Vështirë se 3 lojtarët do të jenë në fushë në takimin që City do të luajë ndaj Fulham, por ata do të grumbullohen nga trajneri spanjoll. Fernandinho nuk luan që nga finalja e Carabao Cup, ku Manchester City mundi Chelsea në finale, ndërsa De Druyne u dëmtua 3 javë më parë.

Rikthimi i 3 lojtarëve ka kënaqur trajnerin, që do t’i ketë të gjithë lojtarët në dispozicion për sprintin final sezonal, ku City duelon si për titullin në Premier League ashtu dhe në Champions League. Pritet që javën e ardhshme Guardiola të ketë në dispozicion edhe Benjamin Mendy, që mungon prej nëntorit.

Related posts

Vazhdojnë “firot” te Flamurtari/ Mbrojtësi lezhjan përfundon në Azerbajxhan

Sadik.Autor

Milan nuk do t’ia dijë për UEFA-n, gati 2 transferime të reja në janar

Q.Autor

Orges Shehi për rekord: Besojmë te drejtësia e CAS-it

Sadik.Autor

Leave a Comment