Futboll Seria A Sport

LAUTARO NUK MJAFTON/ “Zikaltërit” futen në krizë dhe rrezikon vendin e tretë

Inter  është mundur 2-1 në fushën e Cagliari-t dhe tani rrezikon vendin e tretë që mban në renditje.

Milan i vendit të katërt dhe Roma e vendit të pestë, që kanë një ndeshje për të luajtur, janë respektivisht dy dhe tri pikë larg zikaltërve.

Cepittelli (31′) dhe Pavoletti (43′) kanë qenë autorët e golave të Cagliari-t, ndërsa Lautaro Martinez (38′) ka barazuar përkohësisht për skuadrën e Luciano Spalletti-t. Në minutat e fundit, vendasit kanë humbur edhe një penallti me Pavoletti-n.

Një humbje e papritur kjo për milanezët, të cilët kishin fituar katër ndeshjet e mëparshme të kampionatit të luajtura kundër ekipit sard, që mban vendin e 14-të në renditje.

Zikaltrit duhet të shpresojnë te Sassuolo dhe Lazio, dy kundërshtarët e ardhshëm të Milan-it dhe Roma-s, për të qëndruar në zonën Champions.

Related posts

Angela Merkel mbron Özil: Lojtar fantastik, ka bërë shumë për kombëtaren gjermane

Isa.Autor

Pushime prej “playboy”/ Futbollisti i njohur mes femrave TOPPLES (FOTO)

Isa.Autor

MOS LUAJ ME ZJARRIN/ Kritikoi Oblak, vjen shkarkimi i pabesueshëm i trajnerit

Isa.Autor

Leave a Comment