Futboll La Liga Sport

“PLESHTI NË HIJE”/ Valverde gjen zgjidhjen në prag të “El Clasico”-s

Sipas trajnerit Ernesto Valverde, Barcelona duhet të sigurohet që Lionel Messi është më shumë i përfshirë në El Clasico-n e radhës kundër Real Madrid, në program për të shtunën, kësaj here e vlefshme për La Liga-n, ndryshe nga përballja e të mërkurës ndaj Los Blancos për Kupën e Mbretit, e fituar nga katalanasit me rezultatin 3-0.

Si për çudi, Messi, golashënuesi më i mirë i të gjitha kohërave në El Clasico ishte absolutisht në hije, ndonëse skuadra blaugrana fitoi 3-0 në “Santiago Bernabeu”, në një ndeshje që si për ironi ishte fantastike për Real Madrid, por Barça ishte shumë më fatale.

Ylli argjentinas ka patur probleme në lidhje me gjëndjen e tij fizike gjatë muajit të kaluar, por arriti të realizojë një tregolësh duke asistuar në një tjetër gol në fitoren 4-2 ndaj Sevilla fundjavën e kaluar.

“Unë mendoj se ai është në gjëndje të mirë, madje formë shumë të mirë. Ti pret gjithmonë shumë nga futbollistët e tu, përfshirë këtu Messin”, deklaroi tekniku i Barças.

“Ai performon shumë mirë, ndonëse ndonjëherë në disa ndeshje performon më pak se në të tjera. Ne duhet të luajmë shumë mirë në mënyrë që ai të performojë gjithashtu mirë”, deklaroi trajneri Valverde në konferencën për mediat, të dhënë ditën e premte para El Clasico-s.

Related posts

Sanchez: Iu bashkova Man Unitedit për të fituar gjithçka

Q.Autor

Arrihet marrëveshja, City prenoton blerjen 60 milionëshe për në verë…

Q.Autor

BENZEMA IU PËRGJIGJET KRITIKAVE/ Disa njerëz nuk e kuptojnë atë që bëj…

Isa.Autor

Leave a Comment