Futboll Kategoria Superiore Sport

DERBI I KRYEQYTETIT/ Shehi ka edhe një plan B ndaj Partizanit, ja dy formacionet e mundshme…

Te Tirana ia shtrojnë me pica dhe nuk e çajnë kokën se kanë derbin përpara. Kur duhen edhe disa ditë nga sfida mes bardhebluve dhe të kuqve, Tirana argëtohet në fushë. Garën e radhës mes skuadrës e ka fituar Shehi me një pjesë të ekipit dhe për detyrim humbësit kanë qerasur fituesit me pica.

Në “Skënder Halili”, picajolit i janë dashur tri rrugë për të sjellë picat që ishin si një 15-katësh. Sigurisht batutat kanë qenë të pafundme, ndërsa Tedi ishte personi që paguante, pasi u kishte grumbulluar humbësve haraçin.

Visar Bekaj interesohej se si do të ishte stadiumi plot, sepse ai asnjëherë nuk ka luajtur në impiantin me tifozë, ndërsa Arzeni (fizioterapisti) e qetësonte, duke e garantuar se do të ishte një shfaqje më vete që duhej shijuar. Si zakonisht, Shehi ishte i fundit që u largua nga stadiumi, së bashku me një pjesë të atyre që kishin humbur.

BATUTA – Një nga batutat më të bukura që është lëshuar ndonjëherë në fushë do të mbahet ajo e Limajt. Pas golit të shënuar me Teutën, as vetë lojtari nuk u kishte besuar syve. Në festim e sipër nga shpirti i mesfushorit i ka dalë fjalia: “U, çfarë goli kam shënuar”, duke treguar se edhe vetë ai kishte mbetur i befasuar.

STËRVITJA – Tirana vazhdon të punojë për sfidën me Partizanin. Orges Shehi e ka ngujuar skuadrën në fushën e mbuluar. Trajneri ka punuar larg syrit të kureshtarëve, ndërsa Hoxhallari vazhdon të ketë probleme në kavilje. Edhe pse është stërvitur me ekipin, mbrojtësi ka shqetësime, por do të luajë me gjilpëra. Nga ana tjetër, Shehi nuk ka përdorur asnjë formacion dhe nuk ka dhënë indikacione për formacionin ndaj Partizanit.

PLANET – Orges Shehi ka dy plane për sfidën me të kuqtë. I pari që ka të bëjë me formacionin klasik, me të cilin Tirana luan me më të mirët dhe triadën e sulmit ku Ngo, Xhixha e Seferi e nisin nga minuta e parë.

Plani B është një ndryshim i gjithanshëm i skuadrës, ku Toli spostohet në mesfushë, Toshevski luan në mbrojtje, ndërsa Ismajlgeci si anësor, ndërsa Ngo, Seferi e Xhixha të luajnë për dy vende. Kjo mbetet për t’u parë. Gjithsesi, Shehi do të punojë edhe të premten, të shtunën dhe të dielën për të vendosur më pas se cilët do të jenë titullarët e Tiranës në derbi.

Related posts

SFIDA NDAJ MILANIT/ Mateus i bindur: Duelin e vendos Xheko, Interi favorit për titull

Delo.autor

DERBI NDAJ PARTIZANIT/ “Buzëqesh” Bledar Devolli, Dinamos i rikthehen tre lojtarë. Ja emrat…

Delo.autor

E pëlqen BARCELONA/ Ajax mer këtë VENDIM për talentin De Jong

Sadik.Autor

Leave a Comment