Futboll Kategoria Superiore Ndeshjet Live

LIVE/ Flamurtari-Kastrioti, Bombardohet porta e Kastriotit. Çekrezi 3 pritje heroike

Flamurtari dhe Kastrioti luajnë në orën 17:00 në Vlorë për javën e 24-të të Superiores. Vlonjatët besojnë se mund të arrijnë një vend në Europë, ndërsa krutanët dëshirojnë të qëndrojnë mes më të mirëv, kjo e ka treguar edhe rezultate e marra në javët e fundit.

Në rast të një fitoreje, vlonjatët do të kapërcenin Laçi dhe do të katapultoheshin në vendin e katërt të renditjes. Trajnerët kanë bërë publike edhe formacionet zyrtare.

 

LIVE | Flamurtari-Kastrioti 1-1

GOL: Sukaj 33′ / Marku 54′ 

 

KOMENTI LIVE

62’ Tjetër rast i mirë për Flamurtarin. Dy goditje të shpejta drejt portës së Çekrezit në pak sekonda, dhe shpëton dy herë portieri i krutaënve, me pritje fantastike. Më pas, sërish Sukaj provon nga jashtë zone në zhvillimet e po të njëjtit aksion, por portieri kontrollon goditjen.

58’ Rast i artë për Flamurtarin. Kale del i vetëm ndaj Çekrezit, godet, por portieri bën një pritje të mrekullueshme. Më pas, topi tek Sukaj, por nuk shtyn dot drejt portës.

56’ Karton i verdhë për Kotobellin, për protesta, edhe pse faulli ishte në favor të vlonjatëve.

54’ GOOOOOOL KASTRIOTI 1-1/ Vjen baraspesha në Vlorë, me Markun që gjen golin, me kokë pas një goditje dënimi nga e majta.

52’ Provon nga goditja e dënimit Arlind Kalaja, dhe topi shumë pranë portës së Koliçit.

51’ Roxher i merr një top Mustafës pranë 16-shes. Sapo hap këmbën për të goditur, është mesfushori i Flamurtarit që e ndal me faull.

47’ Menjëherë i rrezikshëm Herald Marku. Tenton nga jashtë zone, por qendrore për Koliçin i cili kontrollon.

46′ Nis pjesa e dytë me ekipet siç e mbyllën.

Related posts

“Mamma Mia”, ja si shpërtheu komentatori italian në tre golat e Romës (video)

Sadik.Autor

Benatia kërcënon Dybalan: Jam gati të luaj në krah të Higuain

Q.Autor

NË KOHË KORONAVIRUSI/ Detyrohet të bëhet mekanik, Mavraj merret me makinën e tij gjatë periudhës së izolimit (VIDEO)

Delo.autor

Leave a Comment