Futboll Premier League Sport

PAS FITORES NDAJ FULHAMIT/ Higuain nuk surprizohet nga “Kuqezinjtë, nuk zgjedh dot mes…

Gonzalo Higuain u bë protagonist në fitore e Chelsea ndaj Fulham. Argjentinasi shënoi golin e parë në fitoren 2-1, si dhe në një rast tjetër u ndal nga portieri vendas.

Në fund të ndeshjes ai u ndal të flasë për “Sky Sport Italia” ku tha se ishte i lumtur për golin dhe lojën e tij dhe tani është tërësisht i fokusuar te Chelsea, pavarësisht se pati një fillim sezoni të vështirë.

Milan – “Nuk jam i surprizuar që i shoh në vend të tretë, përderisa kanë një ekip fantastik dhe një trajner të shkëlqyer, atje kam krijuar miq. Ndonjëherë në futboll gjërat thjesht nuk funksionojnë. Mora një vendim dhe mendoj se po shkon mirë. Ata po bëjnë mirë dhe të gjithë janë të lumtur”.

Napoli-Juventus – “Sonte do të bëj tifo për lojën e bukur dhe le të fitojë ekipi më i mirë. Më mungon Italia sepse isha atje për 6 vjet, por tani po përpiqem të shijoj këtë qytet të mrekullueshëm, Londrën.”

Related posts

UEFA VENDOS PËR HAPJEN E STADIUMEVE/ Do ketë prani të tifozëve që në ndeshjet e kombëtareve. Ja sa do lejohen

Delo.autor

Nuk ndalet Valon Berisha, i shënon një tjetër supergol Dortmundit

Q.Autor

SPEKATAKOLAR/ Shënohet gol “bombë” në ndeshjen Real Madrid–Atletiko Madrid (VIDEO)

Isa.Autor

Leave a Comment