Futboll Ndeshjet Live Shqipëri

LIVE/ Mbyllet pjesa e parë, Partizani vendos me super golin e Telushit

Poluhet në “Elbasan Arena” sfida e parë çerekfinale e Kupës së Shqipërisë mes Partizanit dhe Luftëtarit. Për shkak të dënimit të dhënë nga Disiplina, pas ndeshjes me Flamurtarin, të kuqtë janë të detyruar që ta zhvillojnë këtë takim pa praninë e tifozëve.

Duke qenë se luhet pa tifozë, si dhe në kryeqytet edhe Tirana pret Laçin për Kupë, Partizani e ka zhvendosur në “Elbasan Arena” takimin me gjirokastritët në një orar ku kursehet edhe energjia elektrike.

Partizani vjen në përballjen e sotme pas barazimit në kampionat ndaj Tiranës në derbin. Ndërkohë që Luftëtari u mposht nga Kukësi me rezultatin 3-0, në sfidën e zhvilluar në 2 mars në “Elbasan Arena”.

Kujtojmë që për të kaluar në çerekfinalen e Kupës, skuadra e Gegës eliminoi Kastriotin, ndërsa Luftëtari Egnatian e Rrogozhinës.

LIVE| PARTIZANI-LUFTËTARI 1-0

Telushi 42′ 

KOMENTI LIVE:

Mbyllet pjesa e parë. 

45′ Akordohet 1 minutë shtesë.

42′ GOOOOOL PARTIZANI 1-0. Zhbllokohet sfida, Bruno Telusho gjuan fuqishëm nga jashtë, topi përplaset në shtyllën e majtë pingule dhe përfundon në rrjetë. Goli i parë në Kupë për mesfushorin vlonjat. 

37′ Jasani provon me një gjuajtje nga afro 40 metra, topi përfundon jashtë kuadratit.

29′ Açka nuk koordinohet siç duhet brenda zonës, duke shpërdoruar një mundësi shënimi.

23′ Açka depërton bukur nga e djathta, pason për Filin në hyrje të zonës, i cili provon me një gjuajtje, por topi bllokohet nga Belica.

17′ Luftëtari kërkon të fitojë terren, duke provuar herë pas here me disa dalje të rrezikshme, por nuk lejojnë hapësira, futbollistët e Partizanit.

15′ Rast i artë shënimi për Partizanin. Pas një gabimi në mbrojtje të Kocionis, Hebaj nuk arritur të përfitojë, duke shpërdoruar një mundësi të pastër.

14′ Trashi lëshon një gjuajte nga jashtë zonës, por topi përfundon jashtë kuadratit.

10′ Mbyllen 10 minutat e para të sfidës. Mungojnë gjuajtjet e rrezikshme në portat respektive.

9′ Asani provon me një gjuajtje brenda zonës, por ndërhyn mjaft bukur Neziri, i cili bllokon topin në këndore.

4′ Bardhi provon të servirë një top të rrezikshëm për Asanin, por i vëmendshëm Hanti që mbyll gjithçka.

1′ Ka nisur takimi në “Elbasan Arena”. Partizani shkelmon topin e parë nga qendra.

Related posts

Autobusi i ekipit të Crvena Zvezdës në flakë, lojtarët hidhen për të shpëtuar (VIDEO)

Sadik.Autor

LIVE/ Po luhet ndeshja Inter-Udinese, mbyllet pjesa e parë. Rezultati 1-0

Delo.autor

Diego Godin injoron Juventusin, 32-vjeçari rinovon kontratën me Atleticon

Isa.Autor

Leave a Comment