Ndeshjet Live Sport

LIVE/ Superiore: Mbyllet ndeshja Partizani-Bylis. Rezultati 3-0

Luhet duke filluar nga ora 16:00, ndeshja mes Partizanit dhe Bylisit në stadiumkin “Air Albania”, e vlefshme për javën e 27-të në Kategorinë Superiore.

Pritet një sfidë e luftuar nga të dyja ekipet, që do të kërkojnë me çdo kusht të marrin maksimumin nga sfida e sotme, edhe për shkak të objektivave që kanë.

Kjo përballje, ndryshe nga katër të tjerat luhet një ditë më pas, kështu që të dyja kampet i kanë më të qarta llogaritë se çfarë duhet të kërkojnë.

Pa dyshim Partizanit i vlen vetëm fitorja, nëse synon titullin, por frika e së shkuarës në përballjet me ballshiotët mbetet prezent, pasi Bylisi ka qenë një “mace e zezë” për “demat”. Te Bylisi mbeten me shpresë për ta siguruar mbijetesën pa ndeshje shtesë.

 

LIVE/ Partizani – Bylis 3-0

Stenio Zhunior 1′, Asani 69′, Çinari 84′

KOMENTI LIVE: 

90′ Akordohen 4 minuta shtesë.

89′ Portieri Pano Qirko i mohon golin Ferhan Hasanit. Pas një tentative nga goditja e dënimit, portieri vlonjat është zgjatur mjaft bukur duke grushtuar topin në këndore.

88′ Andi Hadroj ndëshkohet me karton të verdhë për ndërhyrje të gabuar.

87′ Zëvendësim i fundit te Partizani, largohet Çinari, vendin e tij e merr Melo.

84′ GOOOOL PARTIZANI 3-0/ Pas shumë këmbënguljesh realizon edhe Çinari. Shkodrani lëviz bukur duke shmangur disa kundërshtarë, provon me të majtën në hyrje të zonës, teksa i ndihmuar edhe nga devijimit, topi përfundon në rrjetë. 

80′ Tjetër shans i artë për Partizanin me Kardozon, por sulmuesi nuk arrin të realizojë me kokë i vetë brenda zonës. Pas harkimit të Çinarit nga e djathta, devijimi me kokë i brazilianit ishte i dobët dhe përfundoi drejt e në duart e Qirkos.

77′ Zëvendësim i katërt te Partizani, largohet Mala, vendin e tij e merr Idrizaj.

71′ Partizani kryen 3 zëvendësime, largohet Murataj, Asani dhe Stenio Zhunior, në lojë Hasani, Kardozo dhe Cara.

69′ GOOOOL PARTIZANI 2-0/ Dyfishohet rezultati. Jasir Asani mposht portierin Qirko, pas asistit nga ana e Çinarit, 25-vjeçari nga Shkupi, kontrollon bukur topin brenda zonës dhe godet saktësisht me të majtën! 2-0 për “Demat e Kuq”. 

67′ Bylisi kryen edhe 2 zëvendësimet e fundit, largohen nga fusha e lojës, Desançiç dhe Ymeralilaj, në lojë Haraba dhe Muçollari.

64′ Tjetër tentativë e Çinarit. Kësaj herë, pas krosimit të Hakajt, sulmuesi shkodran provon me një gjuajtje fluturimthi me të majtën, por reagon mjaft bukur gardiani i Bylisit që largon rrezikun në këndore.

62′ Asani provon me një predhë nga distanca, grushton në vështirësi portieri Qirko.

59′ E pabesueshme çfarë humbet Çinari brenda zonës. Pas harkimit të Hakajt nga e majta, sulmuesi i Partizanit nuk finalizon dot, në afërsi të pikës së penalltisë, duke e dërguar sferën jashtë kuadratit.

58′ Pretendim për penallti i Partizanit, pas duelit mes Çinarit dhe Hadrojit brenda zonës, por për gjyqtarin Lata gjithçka e rregullt.

54′ Tjetër zëvendësim te Bylisi, largohet nga fusha Ntepe, vendin e tij e merr Qardaku.

51′ Bylisi kryen zëvendësimin e dytë, largohet nga fusha Kojiç, vendin e tij e merr Ujka.

49′ Partizani e nis vrullshëm pjesën e dytë dhe hidhet në sulm në kërkim të golit të sigurisë.

46′ Starton pjesa e dytë. Bylisi kryen zëvendësimin e parë, largohet nga fusha, Mehmetllari, vendin e tij e merr Spahiu.

Mbyllet pjesa e parë! 

45′ Akordohet 1 minutë shtesë.

40′ Minuta të qeta në këtë fragment loje, Partizani menaxhon mjaft mirë epërsinë.

37′ Dominim i Partizanit në këto minuta. Murataj merr topin në fundore në të djathtën dhe nis një pasim në qendër, topi kalon para pasqyrës së portës pa u devijuar nga askush.

31’ Tjetër rast i rrezikshëm në portën e Bylisit. Asani gjuan, por gjen të gatshëm Qirkon i cili i përgjigjet në mënyrë të shkëlqyer. Topi shkon te Bardhi i cili provon me portën e boshatisur, por një mbrojtës devijon sferën duke mos e lejuar të shkojë në rrjetë.

28′ Vendimtar Bitri me ndërhyrjen e tij! Mbrojtësi i heq topin nga këmba sulmuesit Antoni, duke sfumuar një mundësi të mirë.

25’ Rast i pabesueshëm i humbur nga Çinari. Stenio Xhunior përfiton nga gabimi i Jankut dhe i jep topin Çinarit të vetëm para Qirkos. Gjuajtja e tij është shumë e gabuar dhe përfundon jashtë.

20′ Partizani fiton një goditje nga këndi, pas devijimit të topit nga mbrojtësi Ymeralilaj.

17′ Paraqitje tepër dinjitoze e të dyja skuadrave në këto minuta të para. Rritëm i kënaqshëm i lojës në “Air Albania”.

14′ Goditje dënimi për Bylisin, në një pozicion tepër të favorshëm, provon Loran, por topi devijohet nga muri mbrojtës dhe shkon në këndore.

10′ Nemanja Kojiç, provon me një gjuajtje me të djathtën, nga jashtë zonës, topi shkon mbi kuadratin e portës së mbrojtur nga Alban Hoxha.

7′ Start fantastik, të kuqtë e kanë nisur sfidën me një marsh tepër të lartë, duke prodhuar aksione fantastike. Nuk mungojnë as kundërpërgjigjet e ballshiotëve.

4′ Pranë golit të barazimit Bylisi, me Antoni, i cili godet nga brenda zonës, pas një gabimi të Alban Hoxhës, por topi ndalet nga gardiani i kuq, i cili korrigjon gabimin, duke pritur gjuajtjen e sulmuesit.

3’ Rast i pastër për Bylisin, me sulmuesin Antoni, i cili del i vetëm para Hoxhës pas gabimit në pasim të Bitrit. Portieri i Partizanit shpëton portën nga një gol i sigurt.

1′ GOOOOL PARTIZANI 1-0/ Vetëm 15 sekonda ka zgjatur baraspesha. Stenio Zhunior kalon në avantazh skuadrën e kuqe, pas një gafe të portierit Qirko, futbollisti brazilian nuk ka falur, duke tundur rrjetën. 

1′ Ka startuar sfida në “Air Albania”

Related posts

“LUFTA” PËR NË ZONËN CHAMPIONS/ Chelsea mposht West Ham falë golit të Werner

Delo.autor

ZYRTARE/ Roma kryen goditjen e madhe “falas”! Pronari i ri e nis me sulmuesin…

Delo.autor

DEKLARATA E BUJSHME/ Befason mbrojtësi i Belgjikës, zbulon kombëtaren favorite për “Euro 2020”

Delo.autor

Leave a Comment