Futboll Kupa e Shqipërisë Ndeshjet Live

LIVE/ Tirana-Laçi/ Gjyqtarët e bëjnë baltë, sa shumë vendime të gabuara

Është duke u luajtur në “Selman Stërmasi” sfida e parë çerekfinale e Kupës së Shqipërisë mes Tiranës dhe Laçit.  Të dyja skuadrat e kanë objektiv fitimin e këtij trofeu, pasi është rruga më e shkurtër për një vend në Europë.
Si Tirana ashtu edhe Laçi vijnë në këtë përballje pas barazimeve në kampionat. Ndërkohë për sa i përket Kupës, skuadra e Memës eliminoi në raundin paraardhës Flamurtarit, ndërsa kurbinasit Bylisin.

Sfida luhet me dyer të mbyllura, pra pa tifozë. Komisioni i Disiplinës ka mbyllur stadiumin për sjelljen e keqe të tifozëve në Kupën e Shqipërisë

LIVE| TIRANA-LAÇI 0-0

36′ Tjetër gafë e gjyqtarëve, Xhixha zihet në pozicion jashtë loje, por nga pamjet duket qartë se sulmuesi ka qenë në një pozicion të rregullt.

32′ Duele të shumta në mesin e fushës, mungojnë rastet e rrezikshme në portat respektive.

23′ Regjistrohet goditja e parë në portë. Maveje merr një top nga Kërçiku, gjuan me të majtën, topi ndalet nga portieri Selmani.

19′ Tirana merr lojën në kontroll! Kërçiku harkon një top të rrezikshëm në zonë për Ngo, por largon gjithçka Fangaj.

12′ Kërçiku provon me një gjuajtje nga distanca, topi devijohet dhe përfundon në këndore.

10′ Ngo nuk tregohet i vëmendshëm brenda zonës, pas një rrëmuje në zonë, sulmuesi gjendet në një situatë të favorshme, por nuk arrin të përfitojë.

8′ Goditje dënimi për Laçin, kurbinasit provojnë të surprizojnë me një skemë, por kupton gjithçka portieri Abibi.

3′ Laçi fiton goditjen e parë nga këndi, pas një mosmarrveshje të Abibit me Hoxhallarin. Kurbinasit pretendojnë për prekje të topit me dorë brenda zonës, nuk është i këtij mendimi gjyqtari Alla.

1′ Ka nisur takimi në “Selman Stërmasi”, laçianët luajnë topin e parë nga qendra.

Related posts

PSG “TOKET” TEK BARCELONA PËR DY LOJTARË/ Vetëm njëri prej tyre mund të transferohet në Paris

F.autor

FOTOLAJM/ Rivalet bëhen bashkë, yjet e Brazilit udhëtojnë me një avion

Delo.autor

“LUFTA” PËR TITULL NË DERBIN E MADONINËS/ Pioli: Çështja Ibrahimovic-Lukaku? Do të doja që ai episod…

Delo.autor

Leave a Comment