Futboll Kategoria Superiore Ndeshjet Live

LIVE/ Tirana-Partizani, Mundësi ideale për “Të Kuqtë”. Shtylla i mohon golin mesfushorit…

E gjithë vëmendja e futbollit shqiptar është në derbin e kryeqytetit. Luhet Tirana-Partizani. Një ndër përballjet më të zjarrta të Kategorisë Superiore që ka dhuruar gjithmonë spektakël në fushë dhe jashtë saj.

Nëse fiton Tirana, do të ishte dhurata më e bukur e viteve të fundit për tifozët e saj. Fiton një derbi pas pesë vitesh, i prish punë Partizanit në rrugën për titull dhe më pas ngrohen xhepat edhe nga shpërblimi i premtuar i presidentit. Jo vetëm kaq, por një fitore në derbi mund t’i katapultonte bardheblutë fuqishëm për një vend në Europë edhe nëpërmjet kampionatit.

Do të ishte pa dyshim edhe një gëzim i madh për popullin bardheblu, që prej kohësh ka pasur një raport të tensionuar me presidentin Refik Halili. Një fitore, pra, që mund të sheshonte shumë gjëra dhe të ishte një pikënisje e një raporti krejt tjetër në të ardhmen.

Fitorja në derbi për Partizanin do të ishte “dhurata” e parë e rëndësishme për 2019-ën. Përveç kësaj, tri pikë në ndeshjen e sotme për “demat” do të përkthehej edhe si një siguri më shumë për “dhuratën” e madhe, atë që e presin prej 25 vitesh: titullin kampion.

TIRANA – PARTIZANI 0-0

KOMENTI LIVE: 

80′ Mundësi ideale për Partizanin. Shtylla i mohon golin e avantazhit mesfushorit Bruno Telushi.

79′ Hoxhallari bën një ndërhyrje vendimtare, duke i hequr një mundësi shënimi Malës.

75′ Atanda ndëshkohet me karton të verdhë për ndërhyrje të gabuar ndaj Hoxhallarit.

74′ Drithërima në portën e Abibit, Turtulli për pak  sa nuk shkakton një autogol. Devijimi i mbrojtësit me kokë ka përfunduar ngjitur me shtyllën e majtë pingule.

73′ Zëvendësim i parë te Tirana, largohet Kobina, në lojë Albi Doka.

69′ Belica ndërhyn në mënyrë te rrezikshme ndaj Ngosë, futbollistët e Tiranës kërkojnë karton të verdhë, gjyqtari e fal.

67′ Zëvendësim i tretë te Partizani, largohet Mensah, në lojë Rubin Hebaj.

60′ Ndeshja ndërpritet për 4 minuta, pas spektaklit me flakadanë të tifozëve vendas. Gjyqtari Jorgji ka prituar sa të largohet tymi për të rifilluar ndeshjen.

58′ Zëvendësim i detyruar te Partizani, largohet Idrizaj i dëmtuar, vendin e tij e zë Kalari.

56′ Dëmtim serioz për Hektor Idrizajn, i cili largohet nga fusha me ambulancë, pas një përplasje të fortë në gjurin e djathtë.

53′ Goditje dënimi për Partizanin nga krahu i majtë, harkon Asani, por futbollistët e Tiranës, largojnë rrezikun në këndore. Goditja e parë nga këndi për të kuqtë.

51′ Një tjetër karton i verdhë te bardheblutë, ndëshkohet edhe Turtulli për ndërhyrje të gabuar ndaj Bardhit. Mbrojtësi plotëson numrin e kartonave, do të mungojë ndeshjen e ardhshme.

49′ Tirana e nis vrullshëm pjesën e dytë, duke kërkuar golin e avantazhit.

46′ Hoxhallari ndëshkohet me karton të verdhë për ndërhyrje të gabuar ndaj Ibrahimit.

46′ Starton pjesa e dytë, trajneri Gega largon nga fusha Dukën, në lojë Lum Rexhepi.

Related posts

“NUK ISHTE SHEMBULL, AI ISHTE I VARUR NGA…”/ Plas skandali në Itali kundër figurës së Maradonës

Delo.autor

Luciano Spalletti komenton blerjet e reja dhe Ronaldon te Juventusi

Isa.Autor

FITORE E PASTËR NË TRANSFERTË/ Shkëndija e Ernest Gjokës merr kryesimin e kampionatit

Delo.autor

Leave a Comment