Futboll Seria A Sport

KRAHASON ATALANTA-N ME JUVENTUS-IN/ Demiral: Nuk jam stërvitur askund tjetër kaq intensivisht sa këtu

Tek Atalanta, e cila ushqen ambicie të larta legjitime, bie në sy rritja e Merih Demiral, mbrojtësit turk, ardhur nga Juventusi në verë. Ish-qendrori i Sassuolo ka treguar për “Gazzetta dello Sport” arsyet që e shtynë të kalonte te zikaltrit: “Kam pasur disa oferta dhe po, mund të shkoja edhe jashtë Italisë. Para se të pranoja ofertën e Atalantës fola me Gian Piero Gasperini dhe kuptova se mund të ishte një mundësi e shkëlqyer për mua”.

Megjithatë, hyrja në mekanizmat e trajnerit të ri nuk ishte aspak e lehtë: “E pranoj që në fillim ishte e vështirë. Duhet të futesh në mekanizma, të ndryshosh mentalitetin, të shikosh gjithmonë përpara dhe të përgatitesh për të vrapuar mbrapsht. Dhe mbi të gjitha, të mësohesh me stërvitje intensive. Pa ato, nuk mundesh me këtë lojë. Mendoj se është trajneri më i përshtatshmi për karakteristikat e mia”.

Atalanta vjen nga gjashtë fitore radhazi në kampionat, që e çojnë atë në vendin e tretë, vetëm tri pikë nga kreu i kampionatit: “Ne jemi një ekip i mirë, me lojtarë të përshtatshëm për futbollin që dëshiron trajneri. Nuk e di nëse po bëjmë diçka të veçantë, por të luash tek Atalanta do të thotë se gjithçka është e mundur. Titulli? Derisa të jemi të parët në renditje nuk do të flas për të”.

Krahasimi mes “perëndeshës” dhe ish-skuadrës së tij, Juve: “Po, janë dy skuadra të ndryshme, si në nivel taktik, ashtu edhe në atë përgatitor. Këtë stërvitje intensive nuk e kisha bërë kurrë më parë. Nëse flasim për cilësi, jemi në nivele të ngjashme”.

Related posts

​E BUJSHME/ “GODET” mbrojtësi katalanas, Pique afër blerjes së klubit spanjoll

Isa.Autor

LIVE/ Serie A: Mbyllet ndeshja Inter-Roma. Rezultati 3-1

Delo.autor

E BUJSHME/ Laporta nis “diktaturën” te Barcelona, zbret talentin te ekipi B sepse nuk pranonte…

Delo.autor

Leave a Comment