Futboll Sport

Man.United e dëboi, tani e promovon. Mourinho te PSG pas eliminimit

Rikthimi i Zinedine Zidane te Real Madrid, përveç efektit direkt te Los Blancos, ka edhe një peshë specifike të rëndësishme te klubet e tjera gjigante të Europës. Emërimi i francezit në krye të pankinës së Real Madrid ka çelur skenare të paimagjinueshme deri pak orë më parë. Njëri prej të gjithëve, sikurse raporton tabloidi britanik “The Sun”, ka të bëjë me trajnerin portugez, Jose Mourinho.

Sipas raportimeve të “The Sun”, Mourinho mund të udhëtojë përtej kanalit të La Manshit, dhe të përgatisë hakmarrjen me stil të madh nën hijen e Champs-Élysées. Në fakt PSG aludohet të jetë shumë i interesuar të ndërhyjë në pankinë, për të patur në krye të skuadrës “Special One”.

Ish-trajneri i Manchester United ka arsye të konsiderueshme për të pranuar një sfidë shumë stimuluese, po aq edhe potencialisht të kënaqshme ekonomikisht.

Mourinho ka të paktën 3 motive për të pranuar një ofertë të PSG. Së pari për prestigjin e të fituarit, madje duke ia dalë lehtësisht, edhe në Francë, pasi ia doli në Angli e Itali.

Pastaj është objektivi i madh që lidhet me Europën dhe që aq shumë vlen. Mourinho do të ishte trajneri i parë që do t’i dhuronte trofeun e Champions League te PSG, gjithashtu i vetmi që do të fitonte tre tituj europianë me po aq skuadra.

Pasi bëri historinë me Porto dhe Inter, tani mund të jetë radha e PSG. Një tjetër motiv është edhe hakmarrja ndaj United që e shkarkoi dhe kujtdo tjetër që nuk e afroi.

Edhe vetë “Special One” ndër të tjera duket veçanërisht i gatshëm të pranojë, duke konfirmuar: “Mund ta imagjinoj veten si trajner në Ligue 1. Kam punuar në katër shtete të ndryshme. Më pëlqen të njoh kulturat dhe të punoj në një kampionat të ri. Shpresoj të kem shansin të rikthehem më i fortë. Projekti im konsiston në përmirësimin e vetes, si trajner dhe person, për të qenë më i miri”.

Duke konsideruar faktin që pozicioni i Tuchel është gjithçka veçse jo i sigurtë, gjithçka mund të finalizohet pikërisht falë Manchester United. Ishin pikërisht “Djajt e Kuq” ata që e dëbuan, dhe po të njëjtët, që falë eliminimit të PSG nga Champions League, tashmë i dhurojnë një shans të ri profesional.

Related posts

PAS BARAZIMIT ME LAÇIN/ Trajneri Stojku: Futbolli nuk matet me rastet e humbura, për penalltinë…

Delo.autor

DEBUTIM TEK ITALIA ME REKORD/ Rinia e dytë e “plakushit” Kaputo, e mund vetëm shoku që debutoi me Shqipërinë

Delo.autor

PAS BARAZIMIT NDAJ QARABAG/ Trajneri Lerda optimist: Me pak fat mund të kishim…

Delo.autor

Leave a Comment